Sot është seanca e parë e Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor të zgjedhur më 4 prill. Nëse kërkojmë një simbolikë në zgjedhjen e datës - 15 prill, do të vëmë re se ajo është e lidhur me akoma dy ngjarje të tjera të rëndësishme, që kanë të bëjnë me historinë e parlamentarizmit bullgar.
Më 14 prill 1876 në zonën Oborishte pranë qytetit Panagjurishte u mblodh kuvendi i konsideruar si i pari popullor. Në të mbrojtësit e lirisë bullgare morën vendim të shpallin një kryengritje për çlirimin e vendit nga sundimi osman.
Vetëm tre vjet më vonë, më 17 prill 1879, në qytetin Veliko Tërnovo, u mblodh dhe Kuvendi i Parë i Madh Popullor, si një vazhdimësi e Asamblesë Kushtetuese (10 shkurt 1879-16 prill 1879), e cila miratoi ligjin themelor të vendit për 68 vitet e ardhshme - Kushtetutën e Tërnovos. Kryetar i mbledhjes-takim ishte ekzarku bullgar Antim I.
Në kohën më të re, tradita dikton që seanca e parë e secilit parlament të ri të drejtohet nga anëtari më i vjetër i parlamentit. Pas vitit 1989 ky nder i ka rënë një numri figurash të shquara publike, mes të cilëve janë poeti Josif Petrov, historiani Andrej Pantev, aktorët Kosta Conev dhe Stefan Danaillov.....
Sot përgjegjësinë të hap Parlamentin e 45 Bullgar e ka zonja Mika Zajkova, deputete e zgjedhur nga lista e partisë “Ka një popull të tillë”. Ajo është këshilltare në vazhdim të shumë viteve mbi çështjen ekonomike në Konfederatën e Punës “Podkrepa” dhe në moshën 79 vjeçe është doajeni në parlamentin aktual. Anëtari më i ri në Kuvendin Popullor është Sasho Savov – një ekonomist 25 vjeç, i cili ka hyrë me preferenca nga lista e partisë GERB në qytetin Haskovo.
Në Kuvendin e 45 Popullor hyjnë 6 parti. Më i madh do të jetë grupi parlamentar i partisë GERB me 75 deputetë, ndjekur nga partia “Ka një popull të tillë” - me 51 deputetë, Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 43 deputetë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - me 30 deputetë , “Bullgaria Demokratike” me 27 deputetë dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”-me 14.
Seanca e parë solemne do të zhvillohet në ndërtesën historike të Kuvendit Popullor, në sheshin me të njëjtin emër në Sofje. Për këtë u morën vesh përfaqësuesit e të gjitha formacioneve politike të përfaqësuara në parlament, pa partinë GERB.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..