Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nën 15% janë të infektuarit me koronavirus nga 14 747 teste të kryera

Foto: BGNES

2185 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 14.82% nga 14 747 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Shumica e rasteve të reja janë në qytetin e Sofjes – 538, pasuar nga Plovdivi me 232, Varna me 207 dhe Burgas me 125.

67 391 janë rastet aktive. 9523 janë pacientët e shtruar në spital. 811 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 108 njerëz u raportuan të vdekur dhe 3393 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të vendosura në vend është tashmë 620 375. 14 998 njerëz janë imunizuar në 24 orët e fundit. 123 381 persona u vaksinuan me dy doza.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD