Grupi i vallëzimit "Ballkanxhijçe" nga Vatra Kulturore "Napredak-1863" në qytetin Elena u bë laureat i shkallës së parë dhe mori një diplomë ari nga Konkursi i Parë Ndërkombëtar i Vallëzimit "Vallja e Artë". Konkursi i Еuro Folk Academy u mbajt nga 8 deri më 16 prill me mbështetjen e Shoqatave Botërore dhe Evropiane të Festivaleve Folklorike, shkruan sajti trud.bg.
Kanë konkurruar video me shfaqje të mbi 50 grupeve të vallëzimit popullor - folklor i mirëfilltë dhe koreografi moderne, dhe pjesëmarrës individualë nga 17 vende.Vajzat e talentuara nga "Balkandxhijçe" kanë marrë gjithashtu çmimin special të Euro Folk TV, si dhe një rekomandim për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Folklorit Word Folk.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..