Që nga sot konsorciumi francez-gjerman “SOF Connect” është operatori zyrtar dhe i vetëm i Aeroportit të Sofjes.
Ilijana Canova, ish Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Evropian për Investime Strategjike, do të kryesojë bordin si një anëtare e pavarur.
Dje konsorciumi bëri pagesën e plotë të tarifës fillestare të koncesionit prej 337 milionë eurosh (përfshirë TVSH-në), e cila do të shkojë direkt në buxhetin e shtetit për vitin 2021. Shuma totale e investimeve të planifikuara është 624 milionë, tha reporterja jonë Milla Mlladenova.
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..