Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Menaxhimi i pandemisë në kushtet e përjetësisë politike

Situata me Covid-19 kërkon vendime eksperte

Foto: arkiv

Në fund të ditës së parë të punës të parlamentit të ri-15 prill, shërbimi qeveritar për shtypin njoftoi se Këshilli i Ministrave po e mbyll Shtabin Operativ Kombëtar për luftë me pandeminë. Vendimi u shpall pa ndonjë arsye ose informacion konkret se si do të vazhdojë koordinimi i punës për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Lajmi për mbylljen e Shtabit Operativ Kombëtar shkaktoi një hutim mes ekspertëve shëndetësorë, të cilët vunë në dukje se pavarësisht nga situata politike në vend, duhet të ketë një organ koordinues. Ata qenë të njëmendimit se, situata kërkon që puna e shtabit të vazhdojë.

Tre ditë më vonë, kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov, në një brifing në selinë e partisë GERB njoftoi se ka urdhëruar restaurimin e Shtabit Operativ Kombëtar, me sqarimin se mbyllja e tij ka qenë si rezultat nga dorëheqja e qeverisë. Në lidhje me këtë, ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov sqaroi se shtabi është i krijuar si një organ këshillues pranë kryeministrit, që të mund të koordinohen veprimet e institucioneve. Nga ana e tij, Borisovi propozoi që shefi i porsazgjedhur i Komisionit Shëndetësor në parlament - mjeku pulmonolog doktor Aleksandër Simidçiev të kryesojë shtabin dhe t’u “japë udhëzime ministrave, derisa të zgjidhet një qeveri e re”. Por, ama një urdhër me shkrim për mbylljen dhe rivendosjen e Shtabit Operativ Kombëtar nuk ka.

Dr. Aleksandër Simidçiev

“Në çdo rast, është e nevojshme të kemi një organ qendror koordinues për të kufizuar pandeminë - komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare - në Plovdiv, doktori Simidçiev. Nëse ky do të jetë Shtabi Operativ Kombëtar ose ndonjë organ tjetër, në përshtatje me planin pandemik të Bullgarisë është parashikuar të ketë komitet, i cili të mund të koordinojë të gjitha veprimtaritë, lidhura me koronavirusin. Deri në momentin e ndërprerjes së veprimtarisë së tij, shtabi qe me të vërtetë  organi, i cili mblidhte informacion, e përpunonte dhe merrte vendime, mbi bazën e të dhënave të qarta dhe konkrete. Ajo e cila më shqetësoi është sesi këto të dhëna do të ruhen dhe transferohen në një strukturë të re.” 

“Sipas kryetarit të ri të komisionit shëndetësor parlamentar, një zgjidhje më e arsyeshme do të ishte vazhdimi i shtabit aktual të pandemisë. Aq më tepër se virusologët dhe epidemiologët po paralajmërojnë për një valë të re të virusit rreth periudhës së Pashkës, për shkak të lehtësimit të masave. Gjatë një formimi eventual të një qeverie të re, i gjithë informacioni duhet të transferohet në strukturën e re, së bashku me të gjitha përgjegjësitë”.

Inspektori Shtetëror i Shëndetësisë, docenti Angel Kunçev, ishte gjithashtu kategorik: “një organ koordinues në luftën me Covid-19 duhet të ekzistojë, sepse procesi epidemik po vazhdon dhe duhet të merren vendime”. Por që të mund të jetë më efektive puna e Shtabit Operativ Kombëtar, në të duhet të marrin pjesë njerëz me ekspertizë mjekësore.

Illko Semerxhiev

“Kush tjetër do t’i këshillojë politikanët, përveçse specialistët të cilët kanë ekspertizë - vuri në dukje në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare-programi “Horizont” ish ministri i shëndetësisë Illko Semerxhiev. Politikanët marrin vendimet, kurse shtabi paraqet ekspertizën. Ai i cili mban përgjegjësinë – i merr vendimet. Derisa ndryshon drejtimi, sigurisht që do të ketë dhe ndryshime në përbërjen e shtabit.”

Përgjegjësia për drejtimin e krizës së pandemisë mbahet nga ministri i shëndetësisë, i cili jep dhe urdhrat, të cilat janë të lidhura me masat kundra Covid-19. Kjo qe ripohuar personalisht nga ministri në dorëheqje profesori Kostadin Angjellov, i cili i bindi përfaqësuesit e popullit në parlamentin e 45-të, se shteti po e përballon valën e tretë të pandemisë.  

Përpiloi: Darina Grigorova /në bazë të intervistave të Dimitër Vlladimirovit, BNR-Plovdiv dhe Veselina Millanova, BNR-“Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Valileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD