Molekulat në kos janë efektive në trajtimin e një sërë gjendjesh inflamatore, duke përfshirë "stuhitë e citokinës" të shkaktuara nga Covid-19, vënë në dukje studiuesit në Universitetin Ben-Gurion në Izraelin Jugor. Shkencëtarët që identifikuan molekulat - Prof. Raz Jelinek dhe studenti Orit Malka - saktësojnë se kosi e ka potencialin për të luftuar bakteret patogjene. Në veçanti, molekulat janë në gjendje të zvogëlojnë ndjeshëm virulencën e agjentit të kolerës.
Të bësh një kos të mirë është si të rritësh një fëmijë të mirë – procesi është kaq delikat. Këtë e deklaroi inxhinierja Maria Stefanova-Kondratenko, e cila ka krijuar dhe drejtuar Laboratorin Kombëtar në ish-ndërmarrjen shtetërore "Industria e Qumështit" në vazhdim të 25 vjetëve. Në një intervistë për Radio Bullgarinë disa kohë më parë ajo shpjegoi se cili është dallimi midis kosit bullgar dhe jogurtit? - lexoni postimin “Maria Kondratenko: Perëndimi nuk arriti të zbulojë sekretin e kosit bullgar“.
Kosi bullgar është i njohur dhe i vlerësuar lart në mbarë botën. Në vitet para pandemisë adhuruesit e produktit të shijshëm shëndetësor nga kënde të ndryshme të Bullgarisë dhe nga jashtë u përfshinë në Festën speciale të kosit në qytetin Trën.
Në krahinën e Trënit, ose më saktë në fshatin Studen Izvor, ka lindur zbuluesi i bakterit të tharët laktik, bakter ky shkakton fermentimin në qumështin bullgar.
Dr. Stamen Grigorov e ka përshkruar bakterin e porsazbuluar në vitin 1905 dhe ia ka dhënë emrin Lactobacillus Bulgaricus. Mund të lexoni hollësi interesante për këtë në artikullin tonë “Për kosin bullgar, për bakterin e dobishëm dhe për zbuluesin e tij” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet,..
Gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e të Lidhurit të Mishit (Mesni Zagovezni). Gjatë liturgjisë, Kisha kujton figurën e Ditës së Gjykimit përmes teksteve në Shkrimet e Shenjta. Aty preken temat e..
Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë...