Më 23 prill bota shënon Ditën e Librit. Dita shënohet me vendim të UNESKO-s që nga viti 1995. Në Bullgari botohen rreth 10 000 libra në vit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Është interesante të shënohet se libri i parë i botuar bullgar është nga shekulli XVI. Botuesi i tij është Jakov Krajkov, i cili ka lindur në Malin Osogovska në një familje priftërinjsh.
Në vitin 1519 - 1520 në Venecie serbi Bozhidar Vukoviç themeloi shtypshkronjën më të madhe cirilike sllave. Jakov Krajkov e mori me qira në vitin 1566 dhe në të njëjtin vit ai shtypi librin e vet të parë “Çasosllovec” (një libër kishtar me lutje për orët e ndryshme të ditës dhe natës) - tregon në faqen e saj në internet Biblioteka Kombëtare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij". Sot, botimi në fjalë zë një vend të veçantë në thesarin e librave të bibliotekës.Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..