Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 417

Foto: pixabay

Gjendja epidemike zgjatet deri në fund të majit

Gjendja epidemike zgjatet me akoma një muaj, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angelov në një takim qeveritar. 83 milion leva do të sigurohen për mjekët e punësuar në vijën e parë. Për momentin realizohet vaksinimi masiv në industrinë e turizmit për të “shpëtuar sezonin”. Sipas Angellovit, vendi po del me sukses nga vala e tretë e koronavirusit.

Takimi i kabinetit në dorëheqje u mbajt online dhe u transmetua në Facebook.

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev është ngarkuar të fillojë konsultimet me Komisionin Evropian mbi dërgimin përfundimtar të projektit të Planit për Rimëkëmbjen e Bullgarisë pas Pandemisë, tha Kryeministri Bojko Borisov. Donçev sqaroi se qeveria është e gatshme të fillojë inspektimin paraprak sipas planit të Komisionit Evropian. Kur të kompletohet, dokumenti duhet të miratohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE, shtoi zëvendëskryeministri.


21% ulje e rasteve të reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fund

1850 janë të infektuarit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat zyrtare. 10.2% prej 17 987 testeve të kryera janë pozitive. Më shumë janë rastet e reja në Sofje – 375, në rrethet e Plovdivit - 180 dhe të Varnës  –  170 të infektuar.

Pacientët aktivë të regjistruar janë 52 509. 7480 pacientë janë shtruar në spital. 714 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

81 njerëz me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit. Kjo është një rënie prej 14% e vdekshmërisë për javën, tregojnë statistikat.

Numri i shërimeve të regjistruara të koronavirusit gjatë harkut të shënuar kohor është 3375. Vaksinat e bëra gjatë 24 orëve të fundit janë 16 749. Me to të imunizuarit me të paktën një dozë janë 750 899 persona. 177 995 janë të imunizuarit me dy doza.


Si ndikoi Covid-19 mbi psikikën tonë?

Një ekip ndërkombëtar prej shkencëtarësh ka hulumtuar për 1 vit se si masat kufizuese në pandeminë Covid-19 ndikojnë në psikikën e popullsisë në 11 vende evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Hollanda, Bullgaria, Republika Çeke, Finlanda, India, Letonia, Polonia, Rumania dhe Suedia). Pjesë e ekipit ishin pedagogë nga Universiteti i Ri Bullgar i Sofjes.

Studimi, i financuar nga EOSCsecretariat.eu, tregon se pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (48.6%) vuajnë nga një lloj çrregullimi mendor, ndërsa tek 17.6% prej tyre çrregullimi është për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të vendosura. 9.3% e të anketuarve kanë zhvilluar depresion, kurse 3% - çrregullim paniku.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 8% e bullgarëve kanë pasur ndjenja ankthi gjatë pandemisë. 10% e bullgarëve janë në depresion dhe pothuajse 3% kanë përjetuar çrregullime paniku.

Bullgarët respektojnë 79% të masave të imponuara anti-epidemike, tha para programit Horizon të BNR Dr. Irina Georgieva nga Universiteti i Ri Bullgar.

Ekziston një tendencë që sa më shumë masa kufizuese imponohen, ato aq më pak respektohen. Një përfundim tjetër i studimit është se sa më i vogël është besimi te qeveria, aq më pak njerëz i ndjekin masat.


Komisioni Shëndetësor mbështet blerjen e vaksinës ruse Sputnik V

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë pranoi kërkesën e BSP-s për të udhëzuar Këshillin e Ministrave “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme” për të siguruar aksesin në vaksinën ruse Sputnik V kundër Covid-19. Socialistët paraqitën një kërkesë të tillë në shkurt, por ajo u hoq. BSP e arsyetoi propozimin duke thënë se “shumë vende kanë ushtruar të drejtën e tyre për të negociuar vaksinat e pavarura, jashtë marrëveshjeve të përgjithshme të përfunduara nga BE”. Drejtori i Agjencisë Ekzekutive të Barnave, Bogdan Kirillov, tha se sipas ligjeve në Bullgari nuk lejohet importimi i ilaçeve të pa aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Vendimi për vaksinën ruse duhet të votohet në seancë plenare.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD