Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie e qëndrueshme e të infektuarve rishtas me koronavirus në Bullgari

Vendi ynë renditet në vendin e 18 në Evropë dhe në vendin e 6 në Ballkan për nga përhapja e koronavirusit

Prof. Kostadin Angellov
Foto: BGNES

Bullgaria do të ndalojë hyrjen e turistëve nga India dhe nga disa vende të tjera, deklaroi ministri i shëndetësisë në dorëheqje profesor Kostadin Angellov në brifinngun javor për situatën aktuale epidemiologjike në vend. Mbi 1 milionë qytetarë janë të mbrojtur ndaj këtij momenti nga Covid-19, shpalli  Angjellov  duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të pacientëve të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe të atyre të cilët janë vaksinuar. Nivelet e sëmundshmërisë në Bullgari janë më të ulëta nga shtetet fqinje, megjithëqë masat në vendin tonë janë më të buta, theksoi ministri dhe llogariti se tendenca për pakësimin e të porsa të infektuarve është e qëndrueshme.

Sëmundshmëria e koronavirusit në Bullgari për periudhën e fundit 14 ditore është 332 raste në 100 000 popullsi. Sipas këtji treguesi vendi ynë është në vendin e 18 në Bashkimin Evropian  dhe në Zonën Ekonomike Evropiane. Në Ballkan jemi në vendin e 6. Për sa i përket vdekshmërisë 14 ditore nga Covid-19, Bullgaria renditet në vendin e dytë në Bashkimin Evropian, pas Hungarisë dhe në vendin e tretë në Ballkan, njoftoi kryeinspektori shëndetësor docenti Angjell Kunçev.

Faza e parë dhe e dytë nga plani i vaksinimit janë plotësisht të plotësura, përgjithësoi profesori Krasimir Gigov, drejtues i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit. “Më të shumta janë dozat e përdorura të vaksinës së “Pfajzerit”- 414 000, “AstraZeneka” - 256 000 dhe “Moderna” - 104 000. Rreth 350 000 nga vaksinat janë të bëra në të ashtuquajturat korridore të gjelbra në spitalet që do të punojnë dhe gjatë ditëve të festave. Mjekët e përgjithshëm kanë administruar më shumë se 206 000 doza, vuri në dukje Gigov.


Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD