Korridore të gjelbra për vaksinim kundër COVID-19
Që nga sot deri më 9 maj janë të hapura të ashtuquajturat “korridore të gjelbra” për vaksinim kundër Covid-19 pa regjistrim paraprak kryesisht me vaksinën Pfizer/BioNTech. Atyre që dëshirojnë mund t’u jepet edhe vaksina e “AstraZeneca”. Ka gjithsej 26 pika vaksinimi në vend, katër prej të cilave janë në kryeqytet, njoftoi reporterja jonë Milla Mlladenova.
Kaos dhe radha të gjata shkaktuan “korridoret e gjelbra” të vaksinimit
Radhë të gjata prej njerëzish që presin për t’u vaksinuar u formuan përpara qendrave të imunizimit të vendit pasi Ministria e Shëndetësisë shpalli "korridore të gjelbra" për vaksinim që nga 30 prilli deri më 9 maj. Në Sofje, korridore të tilla sigurohen nga spitalet Aleksandrovska, Pirogov, Sveta Anna dhe Akademia Mjekësore Ushtarake. Radhët më të mëdha ishin përpara Spitalit Aleksandrovska. Që të vaksinoheshin, njerëzit prisnin për 3-4 orë, tregoi një inspektim i Radios Kombëtare Bullgare, transmetoi reporterja jonë Nadezhda Nikollova.
Nën 8% janë testet pozitive me Covid-19
1237 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, ose 7.6% prej 16 259 testeve të kryera, tregojnë të dhënat zyrtare nga mesnata. Në spitale ka 6824 persona me koronavirus, 682 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 90 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, 2881 u shëruan. Rastet aktive janë 49 048. Gati 27 000 njerëz janë vaksinuar në 24 orët e fundit. 207 mijë njerëz janë vaksinuar me dy doza.
Në Të Premten e Madhe në tempull duke u respektuar masat anti-epidemike
Në Të Premten e sotme të Madhe besimtarët shkojnë në tempujt ortodoksë. Gazetari ynë Andrej Borisov, i cili vizitoi Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandrit Nevski” në Sofje, transmetoi se besimtarët respektojnë masat anti-epidemike, si distanca e nevojshme dhe mbajtja e maskave.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..