Më 1 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës. Sipas sindikatave bullgare, te ne po vazhdojnë të jenë aktuale çështjet për vazhdimësinë e ditës së punës dhe pagimin e punës.
Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ Pllamen Dimitrov tha para BNR se sindikata insiston që deri në vitin 2025 paga minimale në vend të arrijë pagën e mjaftueshme për mbijetesën normale, e cila sipas sindikalistëve aktualisht është 1250 leva (639 euro).
Për të dytin vit radhazi sindikatat në vendin tonë nuk organizojnë festime për Ditën e Punës për shkak të epidemisë së koronavirusit. Partia Socialiste Bullgare /BSP/ shënon ditën me një koncert-miting me titull: "Punë e denjë - jetë e denjë".
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..