Borisllav Mihajlov, i cili befasisht u kthye në futboll mori refuzim të jetë riregjistruar si president i Bashkimit Bullgar të Futbollit, njoftoi sajti SPORTAL. Portieri legjendar dha dorëheqjen në vjeshtën e vitit 2019. Sidoqoftë, në prill kur Dimitër Berbatov njoftoi zyrtarisht se do të luftonte për postin, Mihajllov njoftoi se tërheq dorëheqjen dhe ka ndërmend të përfundoje mandatin e tij. Sidoqoftë, një kontroll në Regjistrin Tregtar tregon se Borisllav Mihajllov ka marre refuzim për regjistrim. Kështu që ai nuk mund të marrë përsipër përsëri postin e presidentit të Bashkimit Bullgar të Futbollit. Ai disponon 7 ditë për të apeluar vendimin. Më parë, UEFA dhe FIFA pyetën se si Borisllav Mihajllov u kthye në krye të Bashkimit Bullgar të Futbollit.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..