Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 425

Foto: arkiv

Kufizimet për ballot dhe dasmat u hoqën

Bullgaria renditet e 20-ta në sëmundshmëri nga Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri në BE, njoftoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov në brifingun e rregullt mbi situatën epidemike. Për 14 ditët e fundit raporti i të shëruarve – i të infektuarve rishtas është 2 me 1.

“Në nivel kombëtar Janë të zënë 47 për qind e të gjitha shtretërve për pacient me Covid dhe 51 për qind për pacient me ndërlikime” njoftoi Ministri. U ul kufiri për mbledhjen e e grupeve deri në 15 veta në festime si ballo dhe dasma, shpalli Angellov.

Në vend nuk janë të zbuluara variantet indian, jug-afrikan dhe brazilian të virusit, njoftoi Prof.Todor Kantarxhiev. Ai u bëri thirrje atyre që vijnë nga jashtë të vetizolohen në mënyrë profilaktike për të paktën për 10 ditë.


Rritja e rasteve të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit

1635 janë rastet e reja të koronavirusit në vend me 14 948 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 10.9 për qind e mostrave janë pozitive.

46 159 u regjistruan si të sëmurë aktivisht. 6158 pacientë u shtruan në spital. 599 prej tyre po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe për herë të parë që nga fillimi i valës së tretë të pandemisë, numri i tyre u ul nën 600.

Të vdekurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 164 veta. 2669 u shëruan dhe përsëri tejkalojnë numrin e të infektuarve rishtas.

32 482 vaksina u bënë në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna tani është 877 124. Me dy doza u imunizuan 251 000 njerëz.


Autoritetet po synojnë 50 000 vaksinime në ditë

Pfizer” është vaksina më e preferuar. Shumica u vendosën në grup midis 25 dhe 49 vjeç. Aktualisht ka doza të mjaftueshme dhe në javën e fundit të majit priten të furnizohen edhe 400 000 doza të tjera, tha Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov.

Është e mundur që korridoret e gjelbra të vazhdojnë të funksionojnë pas 9 majit, pa pasur nevojë për regjistrim paraprak për vaksinim. Është çështja e organizimit nga ana e inspektorateve shëndetësore dhe mjekëve të përgjithshëm për të vazhduar imunizimin me këtë ritëm. “Qëllimi që po ndjekim dhe të cilin mund ta arrijmë në maj është 50 000 njerëz të vaksinuar në ditë” njoftoi Angellov.


Gjenerali Mutafçijski përshëndeti mjekët ushtarakë me rastin e Ditës së Ushtrisë Bullgare

Shefi i Akademisë Ushtarake Mjekësore dhe Kryemjek i Forcave të Armatosura Gjen. Prof. Dr. Vencisllav Mutafçijski përgëzoi mjekët ushtarakë me rastin e Ditës së Trimërisë dhe Ushtrisë Bullgare.

“U falënderoj të gjithë kolegëve që ende po luftojnë në disa fronte - me guxim dhe me dinjitet! Tradicionalisht, ekipet mjekësore ushtarake bullgare që kryejnë misione jashtë vendit marrin notë të shkëlqyeshme. Falë kolegëve që nuk ulën kokë për më shumë se një vit para armikut të padukshëm - Covid-19. Urime të merituara për kadetët tanë - mjekët e ardhshëm ushtarakë, të cilët në kushte pandemike dëshmuan cilësitë e tyre si oficerë të denjë mjekësorë”, tha Mutafçijski.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Kopshti Botanik në Sofje shënon Festën e Barnave Mjekësore me një pazar të bimëve medicinale

Më 24 qershor, Dita e Enjos, e njohur në Bullgari si festa e bimëve mjekësore, do të shënohet në Kopshtin Botanik Universitar - Sofje. Do të ketë një pazar me bimë medicinale dhe aromatike dhe erëza gjatë gjithë ditës. Para mesditës, programi..

botuar më 21-06-24 4.50.PD

Kryeprokurori Ivan Geshev u takua me homologun e tij shqiptar Olsian Çela

Kryeprokurori Ivan Geshev u takua me kryeprokurorin shqiptar Olsian Cela, bëri të ditur zyra e shtypit e Prokurorisë. Të dy kryeprokurorët diskutuan çështje me interes të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin midis..

botuar më 21-06-23 7.29.MD

Përfaqësuesit e biznesit dhe qytetarët kërkojnë hapjen e Ilinden-Eksohi

Sonte qytetarët bullgarë u mblodhën për të protestuar në rrugën Goce-Dellçev-Dramë. Arsyeja e pakënaqësisë së tyre është pika e mbyllur kufitare "Ilinden-Eksohi". Pasi dështuan përpjekjet e autoriteteve rajonale në dy rajonet kufitare për të gjetur..

botuar më 21-06-23 7.08.MD