Gjatë vitit 2021 shënojmë 65 vjetorin nga zhvillimi i konkursit të këngëve të “Eurovision”. Me këtë rast, kolegët nga radio televizioni holandez NPO kanë krijuar një platformë të veçantë digjitale, në të cilën spektatorë dhe dëgjues nga shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për favoritët e vet, duke zgjedhur këngë nga të gjitha edicionet e konkursit
Radiot dhe stacionet televizive nga më shumë se 17 vende evropiane po kërkojnë që auditori i kontinentit të marrë pjesë në klasifikimin “Top 50 të Eurovision”. Më e veçanta në këtë votim është se secili mund të votojë për këngët të cilat prezantojnë vendin e tij. Siç dihet, një nga veçoritë e rregullores së Eurovision është se vetëm njerëzit që nuk jetojnë në territorin e vendit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e këngëve. Në “Eurovision Top 50” ky rregull nuk zbatohet dhe të gjithë mund të zgjedhin këngët e tyre të preferuara, pavarësisht nga vendi se ku ndodhen.
Sigurisht që ne, të dashur miq, ju ftojmë të votoni për këngët bullgare që ju pëlqejnë më shumë. Do t’i gjeni në linkun pak më poshtë, vetëm në dritaren „Search a song“ duhet të shkruani Bulgaria. Do të gjeni 12 këngë, me të cilat vendi ynë ka marrë pjesë që nga viti 2005 e këtej . Në platformë janë bashkangjitur fragmente nga këngët, disa nga të cilat mund t’i gjeni në linket këtu.
Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
Dhe le të zgjedhim së bashku muzikën më të mirë që përfaqësoi Bullgarinë në Eurovision!
Zgjidhni këngët tuaja të dashura nga Eurovision.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..