Ekonomitë në Bullgari kanë rritur sipërfaqen e përdorur bujqësore me 9%. Këtë e tregojnë të dhënat paraprake të regjistrimit të ekonomive bujqësore gjatë vitit 2020, njoftoi Ministria e Bujqësisë.
Në vitin 2010 sipërfaqja bujqësore ka qenë 3.62 mln hektarë, kurse në vitin 2020 ajo ka qenë 3.96 mln hektarë.
Sipërfaqja mesatare e një ekonomie në vend është rritur në 33 hektarë, krahasuar me 10 hektarë të raportuar në vitin 2010.
Gati 60% e sipërfaqeve janë me drithëra /shumica prej të cilëve grurë/, ato teknike zënë 31% /kryesisht me luledielli/.
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..