Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 426

Foto: arkiv

Korridoret e gjelbra të imunizimit mbeten edhe pas 9 majit

Më shumë se 270 000 vaksina të reja kundër koronavirusit do të mbërrijnë më 10 maj, në mënyrë që korridoret e gjelbra të vaksinimit të vazhdojnë të punojnë, dha urdhër Kryeministri Bojko Borisov. Gjatë një takimi pune me Ministrin e Shëndetësisë, Kryeministri këmbënguli që çdo sasi e vaksinave që mbërrijnë në Bullgari të shpërndahet sa më shpejt që të jetë i mundur vaksinimi i të gjithë qytetarëve që dëshirojnë. "Lajmi i mirë është se 274 000 doza Pfizer mbërrijnë çdo të hënë të këtij muaji dhe ditën e fundit të muajit, më 31 maj, do të dorëzohet sasia e parë e dyfishtë – 410 000 vaksina. 36,000 vaksina mbërrijnë çdo javë edhe nga Moderna, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov.


Në kuadrin e një jave të sapo infektuarit me koronavirus janë pakësuar me 44%

545 janë të infektuarit me Covid-19 për 24 orët e kaluara pas 5733 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 9.5% e mostrave janë pozitive. Më shumë janë të infektuarit në Sofje - 92, pasuar nga rrethet e Burgasit - 86, të Varnës - 50 dhe të Plovdivit - 47. Numri i pacientëve të regjistruar me simptoma të shfaqura është 46 083. Numri i pacientëve të shtruar në spital po vazhdon të ulet dhe tashmë janë 6 138. 587 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 27 njerëz kanë vdekur. Në bazë javore, shkalla e vdekshmërisë është 25%. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh janë 594. Më 6 maj janë bërë 7130 vaksina. 884 254 janë personat me të paktën një vaksinë. 254 505 persona ose 3.6% e popullsisë së vendit janë imunizuar me dy doza.


Covid-19 pengoi orarin e përgjithshëm të imunizimit

Në betejën me Covid-19 Evropa pothuajse ka harruar se ka epidemi të tjera kundër të cilave ka vaksina. Ky është përfundimi i arritur gjatë Javës Evropiane të Imunizimit (26 Prill - 2 Maj). Të dhënat tregojnë se në disa vende të BE-së dhe në vende fqinje ka epidemi të papara të sëmundjeve të cilat mund të parandalohen me anë të vaksinave. Evropa hyri në pandeminë e Covid-19, pasi mezi ishte përballur me epideminë e fruthit, por deri më tani komuniteti nuk e ka përmbushur kërkesën për mbulimin  e vaksinimit 95%. Mirëpo, sipas Kryeinspektorit Shëndetësor të Shtetit Doc. Angell Kunçev, pandemia e Covid-19 në vendin tonë jo vetëm që nuk e shkeli kalendarin e imunizimit të detyrueshëm, por gjithashtu kufizoi përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive.


Të ardhura rekorde megjithë pandeminë

Të ardhurat në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave që nga 28 prilli 2021 janë afro 4.4 miliardë euro, që është më shumë se 450 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, njoftoi agjencia. Të ardhurat rekord nga taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore ndodhin në kushtet e një situate të vazhdueshme pandemike dhe një pagese të shtyrë të taksës së korporatave për qershorin 2021, shpjegoi agjencia.Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë mbi 650 milion euro, nga taksat e korporatave janë 250 milion euro dhe nga TVSH 1.8 miliard euro. Rritja më e lartë e të ardhurave është nga taksat e të ardhurave personale - me mbi 12%, e ndjekur nga tatimi mbi vlerën e shtuar - mbi 10%.


Nuk do të importojmë Sputnik V, vendosi Parlamenti

Deputetët refuzuan projektvendimin për furnizimin e vaksinës ruse "Sputnik V" kundër koronavirusit. Propozimi u paraqit nga “BSP për Bullgarinë” pasi nuk arriti të mbledhë votat e nevojshme në parlamentin e mëparshëm.Qeveria e dorëhequr ka deklaruar jo një herë se vendi ynë do të porosiste edhe vaksinën ruse, por vetëm pasi ajo miratohet për përdorim në Bashkimin Evropian.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Po zhvillohet Takimi i Nëntë Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve

Pranë fshatit Arbanasi të rrethit të Veliko Tërnovos, pranë manastirit të Pjetrit dhe Palit, po zhvillohet edicioni i nëntë i Takimit Kombëtar të Mbarështuesve të Deleve. Në kuadrin e tri ditëve, nga 18 deri në 20 qershor, profesionistë të..

botuar më 21-06-19 7.35.PD

Shtetasit e BE do të mund të hyjnë në Greqi edhe me një test negativ antigjeni

Nga sot, 19 qershor, të gjithë qytetarët, të cilët arrijnë nga të ashtuquajturat “vende të gjelbra”, përfshirë Bullgarinë (https://reopen.europa.eu/en) , pavarësisht nga lloji i transportit, do të mund të hyjnë në Greqi po të prezantojnë një..

botuar më 21-06-19 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania do të kenë qasje në sistemin e informacionit të vizave të BE

Bullgaria dhe Rumania kanë përfunduar me sukses testet teknike të kërkuara për t'u lidhur me Sistemin Evropian të Informacionit të Vizave (VIS). Nga korriku, autoritetet kufitare të të dy vendeve do të kenë të drejtën për të hyrë në informacionin që..

botuar më 21-06-18 3.47.MD