Shoqata e Gazetarëve Evropianë i bëri thirrje qeverisë së përkohshme të rivendosë subvencionin e buxhetit për Radio Kombëtare Bullgare - BNR në shumën e tij të plotë. Në mars dhe prill buxheti i BNR-së u zvogëlua me 420 000 euro.
Vendimi i kabinetit Borisov 3 për të shkurtuar subvencionet e mediave publike në mënyrë proporcionale u justifikua nga nevoja për para për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme të Ministrisë së Shëndetësisë në kushtet e pandemisë.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Andon Baltakov, deklaroi se shkurtimi i fondeve e detyron atë të ulë shpenzimet operative të medias për 40 vende pune.
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..