Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petriç Kale e prek qiellin mbi Rrafshnaltën e Avrenit

Foto: arkiv

Megjithëse mban emrin e qytetit Petriç, fortesa antike e vonë e Petriç Kale nuk ka asnjë lidhje me vendbanimin jugperëndimor. Fortifikimi është i vendosur në një tarracë të lartë prej guri në Rrafshnaltën e Avrenit, jo shumë larg kryeqytetit detar Varna.

Në të kaluarën fortesa ishte e arritshme vetëm nga jugu përmes një rripi të ngushtë shkëmbor, dhe rojet e saj natyrore ishin shkëmbinjtë e pastër dhe një luginë e thellë e pjerrët. Mbeturinat e saj mund të shihen edhe sot - pjesë e mureve dhe e ndërtesave të kështjellës, një kullë, një cisternë е madhe.

Petriç Kale u ndërtua në shekullin V-VI si pjesë e sistemit të hershëm të mbrojtjes bizantine. Gjatë Shtetit të Parë Bullgar në territorin e fortesës u ndërtuan vendbanimet e para sllave, në vitin1388 Petriç Kale u pushtua nga osmanët dhe një shekull më vonë u shkatërrua gjatë kryqëzatës së Vladislav Varnençikut. Udhëtari arab mesjetar Mohammed al-Idrisi e ka përshkruar kështjellën me fjalët "qytet i madh, i bukur dhe i pasur".

Një atraksion interesant për turistët sot janë shkallët e gjata të ndërtuara në hapësirën e ngushtë midis dy shkëmbinjve, cisterna e madhe për ujë të pijshëm dhe kryqi metalik në buzë të shkëmbinjve -i vendosur në vitin 2015 për të përkujtuar përmbytjen në fshatin Razdellna dhe si shenjë mirënjohjeje se shtëpitë e njerëzve janë ruajtur dhe nuk ka viktima.

Mund të mësoni më shumë fakte interesante rreth kalasë nga artikulli "Petriç Kale – thesari arkitekturor, që u bën përshtypje arkeologëve dhe turistëve" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit nga i gjithë vendi po ecin në gjurmët e Vojvodës Tanjo dhe çetës së tij

Nga qyteti Tutrakan (Bullgaria Veriore), më 30 maj, filloi marshimi i 39-të "Në rrugën e çetës së Vojvodës Tanjo". Ngjarja është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev. U mbajt rishfaqja tradicionale e zbarkimit të çetës në brigjet e Danubit...

botuar më 24-05-30 11.12.PD
PKK Kapitan Andreevo (29 qershor 1989). Në fototografi: myslimanët bullgarë që nisen për në Republikën e Turqisë - i ashtuquajturi

35 vjet më parë Todor Zhivkov shpalli dëbimin e turqve bullgarë

Në një deklaratë në televizionin e vetëm atëherë kombëtar më 29 maj 1989, Kryetari i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare, Todor Zhivkov, i bën..

botuar më 24-05-29 10.15.PD

Deri më 2 qershor, marshimi "Nëpër gjurmët e Çetës së Botevit" do të arrijë në majën Okollçica

Nga bregu i Danubit afër Kozlloduit, ku në vitin 1876 çeta e poetit-revolucionar Hristo Botev zbarkoi me anijën austriake "Radecki", filloi edicioni i 76-të i Marshit Kombëtar "Nëpër gjurmët e çetës së Botevit". 120 kilometrat deri në majën historike..

botuar më 24-05-28 10.42.PD