Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Digjitalizimi i trashëgimisë bullgare të filmave mbështetet në fondet e Planit të Rimëkëmbjes

Një nga projektet më të mëdha filmike të realizuara në vendin tonë është padyshim trilogjia “Khan Asparuh”. Ekipi, aktorët dhe personeli tjetër angazhuar në xhirimin e filmimit gjatë vitit 1980 kanë numëruar mbi 100 000 veta. Eposi historik nën drejtimin e akademikut Ljudmill Stajkov, ndjek luftërat e zhvilluara nga themeluesi i shtetit bullgar Khani Asparuh për themelimin dhe afirmimin e saj në hartën gjeografike dhe politike të botës 1340 vjet më parë.  Ambicia për t'i dhënë frymë dhe jetë të re filmit, kohëzgjatja origjinale e të cilit është 6 orë, e kthen inxhinierin Dobromir Çoçov në një lloj shpëtimtari nga gjurmët e pamëshirshme të kohës.

“Ky film nuk është treguar mjaftë, kurse është një nga filmat më të mëdhenj në historinë e kinemasë,” sqaron inxhinieri Çoçov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Pasi u propozua të bëhet një variant më i shkurtër i trilogjisë pësoi një restaurim i imazheve dhe zërit të trilogjisë Khan Asparuh, montim i ri dhe një linjë e re dramatike, përsëri punë e Akademikut  Ljudmil Stajkov.

“Ky version i shkurtuar i restauruar i filmit “Khani Asparuh” nën titullin “Khani dhe perandoria” është e rëndësishme në parim, sepse nga njëra anë është një kujdes thjesht krijues për ruajtjen e disa shembujve, do të thosha kryevepra të kinemasë bullgare, të cilat shkatërrohen me kalimin e viteve - sqaron kritiku letrar profesori Bozhidar Manov. Trashëgimia e filmit vendas ruhet në arkivat e Filmotekës Kombëtare Bullgare, e cila ka detyrën ta mbrojë nga shkatërrimet e kohës. Puna mbi digjitalizimin e fondit, e cila ka filluar gjatë vitit 2005 nuk po pushon, por kërkon dhe jo pak kohë, një resurs njerëzor dhe njohuri specifike, ve në dukje drejtoresha Antonia Kovaçeva. “Ne ruajmë rreth 10 000 filma bullgarë dhe 5 000 filma të huaj, ku 30% nga titujt bullgarë, tanimë janë digjitalizuar.”

Sipas fjalëve të saj, në Bullgari gjithnjë e më shpesh po drejtohet pyetja se përse është i domosdoshëm digjitalizimi i trashëgimisë së filmave, por jo dhe sesi ruhet ai:

“Do të ndaj një konstatim, të bërë nga komuniteti i filmit - gjatë çdo një kalimi të kinemasë nga një teknologji drejt një tjetre, humbasin një pjesë e madhe të filmave, të prodhuara në bazë të asaj të vjetër. Shumë shpesh softueri i ri, nuk e lexon të vjetrin dhe prandaj është e rëndësishme të ruajmë filmat në formate, të cilat  do të mund të lexohen nga sistemet e teknologjisë së lartë gjithnjë në ndryshim.”

E gjithë kjo, bashkë me dijet e domosdoshme eksperte për zërin, figurën dhe veçoritë e secilës kasetë individuale, e kthen digjitalizimin në një shkencë të vërtetë. Zotërimi i saj është një sfidë për të cilën nuk mungojnë njerëz kureshtarë. Sidoqoftë, nevojiten shumë para për t’u trajnuar.

“Prej 7-8 vjetëve po luftojmë të marrim një financim për  blerjen e një vargu teknologjik për digjitalizimin cilësor dhe restaurimin e filmave. Jam e inkurajuar fortë sepse ne kemi një strategji të hollësishme për digjitalizim nga viti 2013, të bërë me konsultues të huaj. Për fat mundëm të bëhemi një pjesë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri. Në bazë të tij parashikohen 66 milionë leva për digjitalizim të trashëgimisë kulturore. Para do të marrin Arkivi Kombëtar i Filmit Bullgar, Televizioni Kombëtar Bullgar, Agjencia Telegrafike Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare, si dhe të gjithë muzetë dhe galeritë, të cilët janë institucione shtetërore kulturore në fushën e trashëgimisë kulturore të luajtshme”. 

Sipas Antonia Kovaçevës, digjitalizimi i të gjithë filmave bullgarë, mund të realizohet për 8 vjet gjatë një regjimi me dy turne të punës prej minimum 11 veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD