Notari bullgar Antëni Ivanov shënoi një rekord të ri kombëtar në 200 metra flutur /butterfly/ dhe u klasifikua në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian të Notit në Budapest.
Bullgari u klasifikua në vend të dytë për nga koha në seri - 1: 54.72 minuta, gjë që përmirësoi arritjen e mëparshme - 1: 55.55, të cilën ai e vendosi në të njëjtën pishinë në Budapest katër vjet më parë në Kupën e Botës.
Antëni humbi vetëm ndaj favoritit dhe rekordmenit botëror në disiplinë - Kristóf Milák nga Hungaria, i cili ishte më i shpejti me 1: 54.38.
Gjysmëfinalet e 200 metrave flutur janë sonte.
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..