Shkrimtari Georgi Bërdarov fitoi Çmimin Evropian për Letërsinë për romanin e tij “Absolvo te”. Kjo u njoftua nga vetë autori në Facebook.
“Unë e pranoj këtë çmim si një njohje të faktit se nuk heq dorë kurrë, se besoj shumë fort në kauzat për të cilat shkruaj dhe flas. Jam i bindur se falja që personazhet në romanin tim i japin njeri-tjetrit është mënyra e vetme për të dalë nga konflikti i çmendur arabo-izraelit, i cili edhe një këtë moment merr viktimat e radhës të pafajshme. Të gjithë ata dhe të gjithë ne kemi nevojë të themi:АBSOLVO TE!I falënderoj jurisë për njohjen e madhe, u falënderoj lexuesve për vlerësimet dhe mendimet e shumta pozitive!”, shkroi Bërdarov.
Georgi Bërdarov është docent i konflikteve etnofetare dhe demografisë dhe zëvendës dekan i katedrës “Gjeologji dhe gjeografi” në Universitetin e Sofjes. Ai është themelues dhe organizator i kursit më të suksesshëm të të folurit publik dhe të artit prej oratori në Bullgari.Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..