Studentët kthehen në universitete, stadiumet hapen 50 për qind
Që nga sot hiqet ndalesa për zhvillimin e mësimdhënies në shkollat e larta, thuhet në një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë.
Me urdhrin e njëjtë që nga sot lejohet edhe zhvillimi i garave sportive para publikut deri në 50% prej kapacitetit. Është e detyrueshme distanca prej të paktën 1 metër e gjysmë dhe mbajtja e maskave.
Sonte zhvillohen finalet për Kupën e Bullgarisë. Pas urdhrit ndeshja në Sofje midis Arda 1924 /Kërxhali/ dhe CSKA /Sofje/ do të mund të shihet live nga një publik prej 20 000 vetash.
Të shëruarit nga Covid-10 në 24 orët e fundit janë 6 herë më shumë se sa të infektuarit
457 janë rastet e reja të koronavirusit në vend. 3.3 për qind e 13 794 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas është në qytetin e Sofjes - 67. Ndjekin rrethet e qyteteve Varna me 39, Plovdiv me 35 dhe Sofje me 32. Asnjë rast i vetëm nuk është i regjistruar në rrethin Razgrad.
Vazhdon rënia e shtrimeve në spital. Në spital trajtohen 4379 pacientë ose 213 më pak se një ditë më parë. 485 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Pacientët e regjistruar të sëmurë janë 30 483.
Të vdikurit me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 36 njerëz. Të shëruarit janë 2782.
U dhanë 26 071 doza vaksinash në 24 orët e fundit. Numri i tyre i përgjithshëm arriti në 1 161 048. Me një cikël të përfunduar të imunizimit me 2 vaksina janë 440 924 njerëz.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva dhe Svetllana Dimitrova
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..
Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..