Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 24 maj tek bullgarët në Las Vegas

Fëmijët nga shkolla e ditës së të dielës “Vasill Levski” do ta festojnë ditën e shkronjave dhe fundin e vitit shkollor më 30 maj

Diana Nikollova dhe fëmijë nga shkolla bullgare në Las Vegas

Dita e vëllezërve Kirill dhe Metodij, e arsimit dhe kulturës bullgare është festa më e respektuar mes bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Një qendër fare e natyrshme të gjendjes shpirtërore festive janë shkollat bullgare, të cilat mbjellin farën e dashurisë ndaj gjuhës dhe kulturës amtare tek bullgarët e vegjël të lindur jashtë kufirit.

“Kjo është një ditë, në të cilën mund të përmendim jo vetëm bullgarët e mëdhenj, por që të gjithë bullgarët, sepse çdo një prej nesh  mban një zemër të mirë bullgare”, thotë mësuesja Diana Nikollova. Ajo, bashkë me koleget e saj Jordanka Atanasova dhe Detelina Doneva nga Shkolla e Parë Bullgare “Vasil Levski” në Las Vegas - Shtetet e Bashkuara, po i përgatisin fëmijët për 24 majin  dhe festën rreth përfundimit të vitit shkollor. Nxënësit janë të padurueshëm, shumë prej tyre marrin pjesë aktive në programin festiv, mbi të cilin punojnë dhe me mësuesen e valleve popullore Iva Sllavova. Por, festa aty do të zhvillohet më 30 maj, bashkë me përfundimin festiv të vitit shkollor.

Nuk ka të dhëna zyrtare sesa janë bashkatdhetarët tanë në Las Vegas. Komuniteti bullgar rritet në mënyrë dinamike gjatë 10-15 viteve të fundit dhe supozohet se  tanimë numëron 7 mijë. Shkolla e Parë Bullgare “Vasill Levski” është hapur tamam përpara 10 vjetëve. Numri i përgjithshëm i nxënësve është rreth 80.

“Shumë emocionues është përjetimi, kur fillojmë përgatitjen për 24 majin - tregon mësuesja Diana Nikollova për Radio Bullgarinë . Gjithçka që ne e quajmë bullgare dhe vendase është e ngulitur në këtë festë.”

Nuk është e lehtë të mirëmbahet gjuha bullgare dhe dashuria ndaj kulturës vendase jashtë kufirit, është kategorike zonja Nikollova. Vështirësia kryesore është mjedisi thithës i gjuhës së huaj. “Por pavarësisht nga të gjitha, pasi kanë ardhur në shkollë bullgare kanë dëshirë të mësojnë gjuhën bullgare. Ne arrijmë t'i bëjmë ata ambiciozë dhe të krijojmë interes të qëndrueshëm, sepse gjuha jonë nuk mund të mësohet dhe të studiohet në kuadrin vetëm të një viti”, tregon pedagogjia. Ajo është mirënjohëse ndaj institucioneve bullgare që mbështesin shkollat ​​jashtë vendit, por pohon se ato kanë nevojë për më shumë letërsi bullgare dhe madje edhe më shumë orë mësimore të bullgarishtes.

Rumjana Panajotova është një nga fëmijët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën gjatë vitit 2020. Për të nuk ka qenë fare gjë e lehtë të gërshetojë vizitat në shkollën e së dielës me angazhimet e saj ndaj shkollës amerikane dhe stërvitjeve në gjimnastikë. Por mundet, e inkurajuar  nga prindërit e saj, të jetë e përkushtuar ndaj gjuhës dhe kulturës bullgare.

“Kjo më bën të ndjehem krenare si pjesë e komunitetit bullgar dhe të jem në gjendje të komunikoj me të afërmit, miqtë dhe të njohurit e mi - tregon vajza. Po, ne e flasim gjuhën bullgare në shtëpi me mamanë dhe babin, kur telefonojnë të afërmit tanë nga Bullgaria po kështu komunikojmë në gjuhën bullgare. Me vëllain tim dhe me motrën më shumë flasim anglisht. Mua më pëlqen shumë në Bullgari. Unë e dua shumë detin, e pëlqej arkitekturën. Dua shumë që të shkoj në Bullgari gjatë kësaj vere.”

Intervista: Maria Samiçkova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë të ofruara nga Maria Samiçkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD