Pandemia nga Covid-19 ndryshoi rrënjësisht procesin stërvitës të atyre të cilët ushtrojnë dhe praktikojnë sporte të ndryshme kolektive. Kufizimet për mbledhjen e njerëzve në salla të mbyllura, respektimi i distancës sociale si dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, nuk mundën t’i demotivojnë fëmijët dhe adoleshentët të cilët vazhdojnë të stërviten në futboll, sambo, xhudo, gjimnastikë ritmike e të tjera....
“Kur fëmijët janë nëpër sallat ata bëhen të organizuar dhe të disiplinuar - sqaron trajneri në sambo dhe xhudo Pllamen Petrov në një intervistë për BNR-Vidin. Do të doja të drejtoj një apel ndaj të gjithë politikanëve - mos e nënvleftësoni sportin e fëmijëve. Kur fëmijët qëndrojnë vetëm përpara kompjuterit, nuk mund të harxhojnë energjinë e vet. Parandalimi që do t’i bëjë ata të ndihen të lumtur dhe të mos zgjasin dorë drejt cigareve, alkoolit dhe narkotikëve është sporti”.
Pavarësisht se nuk ka asnjë lloje nostalgjie ndaj së kaluarës, Petrov nuk mohon se, përpara ndryshimit nga viti 1989, sporti ka qenë një nga përkëdhelësit e socializmit:
“Atëherë kishte shumë para në sport dhe Bullgaria ishte në pesëshen e parë gjatë kohës së lojërave olimpike. Nëse përsëri mundohemi të arrijmë deri në pozitat tona të mëparshme, do të na jenë të domosdoshme rreth 20 vjet që të fusim para të mjaftueshme dhe të ndihmojmë shpresat tona të reja olimpike, që të rriten dhe të bëhen kampionë.”
Tani sporti masiv është më tepër një iniciativë private dhe deri në një shkallë të madhe ushtrimi i aktiviteteve të ndryshme sportive varet nga mundësitë financiare të familjeve. Pavarësisht nga kjo nuk mungojnë dëshira dhe motivacioni, më në veçanti tek më të vegjlit.
Derisa punoj me fëmijët më bën përshtypje se në një moshë të herët, ata kanë një dëshirë të madhe të ushtrojnë ndonjë sport-thotë trajneri i shkollës për fëmijë dhe adoleshentë të klubit të Futbollit “Montana” Biser Efremov. Por, pas kësaj lidhja humbet. Kur hyjnë në pubertet, i motivojmë shumë më vështirë.”
Në skuadër stërviten rreth 300 fëmijë. Çdo vit në stadiumin në qytet organizohet Festival i Kopshteve të Fëmijëve, qëllimi i të cilit është të njohë dhe të ndez në shpirtrat e vogëlushëve një shkëndijë ndaj futbollit. Kurse vajzat ëndërrojnë për hijeshinë e gjimnasteve ritmike. Sukseset e brezave të vajzave “të arta” nuk e lënë indiferent asnjë bullgar dhe është një stimul për fëmijët të stërviten me këmbëngulje.
Praktika shumëvjeçare si trajnere i jep mundësi kryetares së klubit të gjimnastikës artistike në qytetin Mezdra Lilia Nikollova të bëj krahasim midis asaj që rastis në këtë sport sot dhe përpara dekadave .
“Në kohën e kaluar kishte një sistem shumë të qëndrueshëm, që fillonte akoma nga shkollat sportive të nxënësve. Pas tyre fëmijët të cilët kishin njëfarë talenti , kalonin në klubet e sporteve konkrete. Aty ishin vërejtur nga njerëzit të çdo një prej federatave dhe disa prej tyre kalonin drejt hallkave olimpike ose hynin në skuadrat kombëtare”.
Sot mungon një sistem i tillë i qëndrueshëm për seleksionim të sportistëve të talentuar nga rrethet e klubeve në masë dhe orientimi i tyre ndaj aktivitetit konkurrues. Në disa nga qytetet bullgare të rretheve mungojnë dhe shkolla sportive, pavarësisht nga fakti se janë një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme nga përgatitja e një sportisti. Mangësia e investimeve në sport po kështu ndikon mbi përgatitjen dhe nuk iu lejon të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë, i cili t’i çojë deri në shkallën e nderit të çdo një gare.
Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistës së Jordanka Petrovës, BNR-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..