Propozohet të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme me dy muaj
Po merren në konsideratë masa shëndetësore, si për të mos parandaluar ardhjen e turistëve në vend ashtu edhe për të mos ndezur një valë të re të koronavirusit. Këtë e tha në një intervistë për bTV Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Po diskutohet organizimi i testimit falas të atyre që hyjnë në vend, si dhe ngritja e moshës së fëmijëve për të cilët nuk kërkohet një test PCR. Vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara nga Komisioni Evropian do të konsiderohen të vlefshme. Ministri i Shëndetësisë do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj të tjerë. Ai porositi një studim në shkallë të gjerë për të orientuar ministrinë e shëndetësisë se çfarë është përqindja e popullsisë e cila hasi virusin. Sipas shumicës së ekspertëve po të mos ketë vaksinim masiv, një valë e re na pret në vjeshtë, shtoi Kaçarov.
Mendohen lehtësime të kushteve për hyrjen e turistëve në Bullgari
Po punohet për të lehtësuar kushtet për hyrje në Bullgari, gjë që do të shtojë interesin ndaj vendit tonë si destinacion turistik. Këtë e tha në një intervistë për BNR ministrja e përkohshme e turizmit Stella Balltova. Përsa i përket lehtësimit eventual të regjimit të vizave për turistët rusë ajo theksoi se ky është “një veprim me karakter strategjik” për të cilin do të bëhen përpjekje të mëdha. Po zhvillohet një fushatë digjitale për prezantimin e vendit si një destinacion i sigurt në disa tregje me prioritet, përfshirë ato gjermane dhe ruse. Balltova njoftoi se disa hotele parashikojnë të marrin përsipër shpenzimet e testeve PCR të mysafirëve për kthimin e tyre në atdhe.
Nën 3 për qind janë testet pozitive për Covid-19 në Bullgari
368 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 2.7 për qind e 13 165 testeve të kryera kanë qenë pozitive, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit në mesnatë. 4073 pacientë me infeksionin e koronavirusit u shtruan në spital, nga të cilët 442 - në njësitë e kujdesit intensiv. 31 veta vdiqën me Covid-19 të konfirmuar dhe 1774 u shëruan. 34 227 doza të vaksinës u dhanë gjatë 24 orëve të fundit. 479 476 persona kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Vesella Krësteva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella MançevaNjë sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..