Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Nënresidentja Ilijana Jotova theksoi rolin e madh të Radio Bullgarisë në drejtim të komunikimit me bullgarët jashtë vendit. "Ne jemi bashkëmendimtarë dhe partnerë shumë të mirë, deri diku konkurrojmë njëri-tjetrin dhe në këtë garë lindim iniciativa shumë të mira," tha ajo.
Nënpresidentja Ilijana Jotova e falënderoi radion kombëtare për mësimet falas, përmes të cilave bullgarët nga vendet spanjishtfolëse e mësojnë gjuhën e tyre amtare tashmë disa muaj.
Nënpresidentja foli gjithashtu për disa nisma virtuale gjatë pandemisë Covid -19: "Të gjitha kombet janë lakuriqe pa libra", në të cilën mbi 500 fëmijë nga komunitetet bullgare jashtë vendit festuan Ditën e Alfabetit dhe Kulturës Bullgare, duke recituar poezi; Nisma "Bullgaria e Zgjuar" e cila inkurajoi bashkatdhetarët tanë të tregojnë për marrëdhëniet e tyre me atdheun përmes një regjistrimi video; takimet me intelektualë bullgarë jashtë shtetit.Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..