Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Nënresidentja Ilijana Jotova theksoi rolin e madh të Radio Bullgarisë në drejtim të komunikimit me bullgarët jashtë vendit. "Ne jemi bashkëmendimtarë dhe partnerë shumë të mirë, deri diku konkurrojmë njëri-tjetrin dhe në këtë garë lindim iniciativa shumë të mira," tha ajo.
Nënpresidentja Ilijana Jotova e falënderoi radion kombëtare për mësimet falas, përmes të cilave bullgarët nga vendet spanjishtfolëse e mësojnë gjuhën e tyre amtare tashmë disa muaj.
Nënpresidentja foli gjithashtu për disa nisma virtuale gjatë pandemisë Covid -19: "Të gjitha kombet janë lakuriqe pa libra", në të cilën mbi 500 fëmijë nga komunitetet bullgare jashtë vendit festuan Ditën e Alfabetit dhe Kulturës Bullgare, duke recituar poezi; Nisma "Bullgaria e Zgjuar" e cila inkurajoi bashkatdhetarët tanë të tregojnë për marrëdhëniet e tyre me atdheun përmes një regjistrimi video; takimet me intelektualë bullgarë jashtë shtetit.“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..