Ulja e avionit të pasagjerëve në Minsk para dy ditësh, për shkak të njoftimit për bombë në bord, është pirateri ajrore, tha në një briefing Ministri i Jashtëm Svetllan Stoev. Ai tha se në bord nuk ka pasur asnjë shtetas bullgar, në kundërshtim të informacionit të përhapur më herët.
"Një gjë e tillë ndodh për herë të parë. Kjo është pirateri ajrore, për të cilën nuk e di nëse e kuptojmë se çfarë dimensionesh mund të arrijë”, tha diplomati i parë. Sipas Stoev, shtrohet edhe çështja e të dhënave personale të pasagjerëve. "Si merren këto të dhëna personale, si u ofrohen shërbimeve përkatëse, kush ka të drejtën t'i disponojë ato dhe, në përputhje me rrethanat, nëse kjo bëhet një praktikë, ne përballemi me sfida të reja në transportin ajror", shtoi ministri.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..