Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 446

Foto: BGNES

Certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19 të lëshuara deri më tani do të ribotohen

Të gjitha certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19 të lëshuara deri më tani do të ribotohen. Këtë e shpalli Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov përpara televizionit Bulgaria On Air. Ribotimi është i domosdoshëm në lidhje me formatin e unifikuar të dokumentit të miratuar nga BE-ja. "Certifikatat e vjetra do të jenë të vlefshme deri në mes të korrikut," tha Ministri Kacarov. Bëhet fjalë për rreth 400-500 mijë certifikata. Është më mirë që njerëzit të marrin certifikatat e tyre të reja nga vendi ku janë imunizuar," vuri në dukje Kacarov. Ai theksoi se për njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen certifikata është e vlefshme për 6 muaj, ndërsa për të vaksinuarit ende nuk ka afat, por ndoshta ai do të caktohet së shpejti.


Qetësimi i pandemisë është për shkak të shumë të mbijetuarve dhe të vdekjeve

Nëse nuk ka variante të reja të koronavirusit në vend, ne mund të jemi të qetë gjatë verës, tha Lëçezar Tomov, matematikan nga Universiteti i Ri Bullgar, për programin Horizont të BNR. Nëse numri i të infektuarve nuk rritet pas ballove të maturantëve, ky është një tregues se sa e mbijetuan sëmundjen. “Mund të shumëzoni numrin zyrtar të të mbijetuarve me 6, madje 7, që bën 2 500 000. Gjithashtu ka 600 000 njerëz të vaksinuar me dy doza”, tha Tomov. Për shkak të dendësisë së ulët të popullsisë dhe trafikut të ulët në rajone të ndryshme të njëjtat masa arrijnë rezultate të ndryshme krahasuar me Gjermaninë, thotë matematikani dhe shpreh shqetësimin që 60 për qind e bullgarëve refuzojnë të vaksinohen, e cila është shkalla më e lartë në Evropë.


Më shumë se 1.3 milion bullgarë janë vaksinuar me të paktën një vaksinë kundër Covid-19

393 janë raste të reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 2.8 për qind janë mostrat pozitive nga 13 872 testet e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 81 raste të reja janë regjistruar në kryeqytet, 51 në Plovdiv dhe nga 26 në Bllagoevgrad dhe Varna. Pacientët aktivë të regjistruar janë 22 591. Në spital janë të shtruar 3396 pacientë. 375 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit është 36 persona. 1192 u shëruan. Gjatë 24 orëve të kaluara u dhanë 20 860 doza vaksine. Numri i njerëzve të vaksinuar me të paktën një dozë është 1 305 575. Numri i njerëzve të vaksinuar me ciklin e plotë të dy vaksinave është 526 482.


Lokalet ankohen për mungesën e ndihmës shtetërore për degën

Asociacioni Bullgar i Lokaleve dhe Shoqata e Lokaleve kundërshtojnë veprimet e qeverisë së përkohshme ndaj biznesit. “Jo vetëm që nuk shihet dëshirë për mbështetje në të ardhmen, por edhe programet ekzistuese janë të ngrirë për arsye të paqarta”, thuhet në një deklaratë. Askush nuk ka marrë tashmë fondet e miratuara për të cilat ka aplikuar, sinjalizojnë organizatat e degës. Të dy organizatat bashkohen me thirrjen e kryetarit të Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari për thirrjen urgjente të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh dhe Këshillit Ekonomik, për shkak të pasigurisë se si do të vazhdojnë masat ekonomike dhe sociale të vendosura për shkak të pandemisë. Ministria e Ekonomisë mohoi pohimet e pronarëve të restoranteve. Nuk ka masa të pezulluara, njoftoi Ministria, duke theksuar se programet aktuale anti-krizë skadojnë në fund të majit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Të Lidhurve të Djathit në Kazanlllëk përzënë shpirtrat e këqij me ritualin "Turra"

Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së..

botuar më 25-03-02 7.35.PD

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD