Tre nekropole nga epoka të ndryshme zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve nëpër trasenë e autostradës së re rreth fshatit të rrethit të Vidinit - Sinagovci në /Bullgarinë Veriperëndimore/. Çdo një prej tyre jep dëshmi të rëndësishme për të kaluarën nëpër këto troje. Mbi 300 janë gjetjet deri tani, pjesa më e madhe nga të cilat janë armatime, fibula, zbukurime. Pjesa më e madhe janë në një gjendje shumë të mirë, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare -Vidin drejtuesi i gërmimeve docenti doktor Zdravko Dimitrov nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Nga nekropoli i cili daton nga koha e trakëve, në fund të epokës së hershme të hekurt, diku rreth shekullit të 7-6 përpara lindjes së Krishtit, kemi të dhëna shumë interesante për kontakte me Ballkanin Perëndimor, me rajonin e Alpeve Lindore. Këto janë disa kontakte të njohura më dobët të fiseve trake. E njëjtë është gjendja me nekropolin, i cili daton nga epoka e hershme romake - shekulli i 1 pas lindjes së Krishtit. Kjo është tamam koha në të cilën krijohet dhe formohet Perandoria Romake dhe ajo e kolonizon këtë breg të poshtëm danubian. Kontaktet e para të fiseve vendase me kolonizatorët romakë, me njësitë ushtarake-legjionet, të cilët kanë qenë të vendosur nëpër kufirin e perandorisë në lumin Danub, janë shumë të rëndësishme dhe materialet nga ky nekropol japin dëshmi pikërisht për këtë.”
Gjetjet më të reja nga nekropoli i tretë - vargje me rruaza, unaza dhe vathë, datojnë nga shekulli i 10-11, ose nga koha e mbretërve bullgarë Simeon dhe Petër, saktëson arkeologu. Sipas fjalëve të tij “Kjo është diçka e cila po ndodh për herë të parë në rrethin e Vidinit dhe është shumë interesante dhe e rëndësishme për historinë tonë”. Puna mbi objektin arkeologjik në një sipërfaqe prej 60 dynymëve duhet të përfundojë në fund të muajit gusht.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat..
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të..