Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2 qershor – një ditë për homazhe dhe për kujtimin e heronjve

Bullgaria nuk do të ishte e njëjta pa Botevin dhe ata që vdiqën për lirinë tonë

Foto: BGNES - arkiv

Mbushen 145 vjet nga dita e paharrueshme për historinë tonë - 2 qershori i vitit 1876, kur në zjarrin e luftës për pavarësinë kombëtare, Bullgaria humbi një nga heronjtë e vet dhe personazh më domethënës - poetin-revolucionar Hristo Botev. Me shpirtin dhe përkushtimin e tij rebel Botevi kthehet në një shembull të pavdekshëm për trimëri dhe vetëmohim në emër të Atdheut. Me poezinë e Botevit, të mësuar në shkollë rriten që të gjithë bullgarët. “Ai që bie në luftën për liri, ai nuk vdes...”, thotë poeti dhe këto janë fjalët e tij profetike, të cilat kanë kurorëzuar vetëmohimin e mijëra bullgarëve, të vrarë për lirinë e Bullgarisë. Sepse sot, bashkë me kujtimin e Hristo Botevit, trashëgimtarët mirënjohës nderojnë që të gjithë heronjtë të cilët kanë dhënë jetën e tyre për atdheun.

Prandaj 2 qershori është një ditë zie, por dhe një ditë e lavdishme, e cila na përmbush me shumë krenari nga vepra e atyre personaliteteve të denjë, patriotë të cilët i kanë shkruar emrat e tyre me germa të arta në histori. Në këtë ditë që të gjithë bullgarët përkulim kokë dhe ruajmë një minutë heshtje pikërisht në orën 12 nën ulërimën e fortë të sirenave.

Në qytete dhe fshatra, por dhe jashtë kufijve të vendit tonë, Dita e Botevit dhe e të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë shënohet solemnisht me vendosjen e kurorave dhe të luleve përpara monumenteve të revolucionarëve dhe dhënien e nderimeve ushtarake. Recitohen vjershat e pavdekshme të Botevit, kurse në program  marrin pjesë orkestra ushtarake të frymëmarrjes.

Vet festimet më 2 qershor po kështu kanë historinë e vet. Fillimi është  akoma përpara Çlirimit, kurse tradita që në këtë ditë në të gjithë Bullgarinë në orën 12 të dëgjohen sirenat fillon gjatë vitit 1948 kur mbushen 100 vjet nga lindja e Hristo Botevit.

Zakonisht kulmi i festimeve është në qytetin e Vracës dhe në atë pjesë të malit Stara Pllanina e cila i përket Vracës. Aty, në majën Okollçica, më 2 qershor 1876 është beteja e fundit e çetës së Botevit, në të cilën vdes poeti. Tani, një vit pas ndërprerjes për shkak të pandemisë , qyteti po përgatitet  të presë turistë , të cilët kanë ardhur të vendosin lule dhe të kalojnë një pjesë nga rruga nëpër të cilën kanë kaluar heronjtë.

“Gjatë kësaj periudhe të vitit, siç ka qenë prej kohe, kështu dhe tani, krahina e qytetit Vraca fillon të jetojë me kujtimin për lavdinë dhe trimërinë e Hiristo Botevit dhe të çetës së tij - tregon korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Iva Antonova. Në periudhën nga data 27 maj deri më 2 qershor - koha , të cilën e quajmë “Ditët e Botevit”, Biblioteka Rajonale në qytetin Vraca, e cila mban emrin e poetit, organizon një iniciativë interesante virtuale. Çdo ditë në faqen e facebook-ut të bibliotekës publikohen histori lidhur me ngjarjet heroike nga viti 1876 si dhe fakte interesante për zhvillimin e marshimit tradicional  “Nëpër gjurmët e çetës së Botevit” gjatë viteve. Iniciativa realizohet përmes arkivit digjital “Hartë e kohës”, e cila ndjek nisjen e Botevit dhe të rebelëve të tij nga bregu Danubian rreth qytetit Kozlloduj deri në majën Okollçica - nga shkelja e tyre në atdhe, ku çdo një nga rebelët e puth tokën me mallëngjim, deri tek maja legjendare. Ky marshim vetëmohues i heronjve është një pjesë nga  kujtesa stërgjyshore në rajonin tonë, ka lënë gjurmë në legjendat, të cilat tregohen dhe sot. Ideja për festimet e sivjetshme është që programi përkujtimor  të jetë i pranishëm dhe të afrojë dhe të bashkojë sa më shumë bullgarë. Kështu, madje dhe njerëz të cilët nuk kanë qenë në këtë krahinë, do të mësojnë fakte më pak të njohura, do të dëgjojnë histori dhe ngjarje të cilat kujtesa popullore akoma po i sjellë pranë nesh, të rrëfyer dhe të ritreguar nga bashkëkohësit. “

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD