Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Ivanovska është shkencëtarja e re më e mirë në Bullgari

Foto: RKB-Plovdiv

Si ndikon stresi mbi sistemin tonë imun? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkon doktoresha Maria  Ivanovska, e cila përpara ditëve të numëruara u vlerësua me çmimin më prestigjioz për shkencë në vendin tonë – Çmimin e Madh “Pitagor” për një shkencëtar të ri. Çmimi vjetor jepet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës.

Maria Ivanovska ka lindur në qytetin verior maqedonas Kumanovo, por që nga viti 2006 jeton në qytetin Plovdiv, ku përfundon mjekësi dhe aktualisht punon në Katedrën e Mikrobiologjisë dhe të Imunologjisë pranë Universitetit Mjekësor. Orientohet drejt imunologjisë, sepse është një shkencë e cila përparon shumë shpejt. Në vazhdim të katër vjetëve ajo studion reaktivitetin imunologjik në stresin akut dhe kronik dhe kjo bëhet temë e disertacionit të saj.


“Mundëm të përgatisim një algoritëm të sjelljes në stresin akut dhe kronik, që gjen përdorim në studimin jo vetëm të këtyre grupeve, por dhe të njerëzve me sëmundje të shkaktuara nga stresi si çrregullime ankthi dhe depresion - tregon përpara Radios Kombëtare Bullgare - Plovdiv doktoresha Maria Ivanivska për punën e saj në laborator. Gjërat të cilat i bëjmë, janë shumë komplekse dhe nuk është thjesht një studim i sistemit imun. Fillohet me kontrollimin e gjendjes psiko-emocionale, me 14 pyetje të Koenit për vlerësimin e gjendjes së stresit - si ne e perceptojmë dhe vlerësojnë nëse jemi në gjendje stresi. Pas kësaj studiohen treguesit, të cilët përfshijnë hormone që lidhen me receptorët e qelizave imune - kortizoli, norepinefrina, adrenalina, dopamina, T qelizat të cilat u bënë të njohur rreth Covid pandemisë, dhe shumë parametra të tjera. Shpresoj që në të ardhme të zgjerojmë këtë studim.”

Për qëllimet e saj shkencore, doktoresha Maria Ivanovska studion 82 veta, të shpërndarë në 3 grupe. Në grupin e parë  gjenden ata të cilët praktikojnë jogë, për të cilët mendohet se janë në një ekuilibër perfekt dhe nuk e perceptojnë stresin si njerëzit e tjerë. Derisa në dy grupet e tjera janë shpërndarë studentë në sesionin e provimeve, si dhe mjekë dhe përfaqësues të profesioneve të tjera stresuese.

“Kishte raste të njerëzve të cilët pohonin se, gjenden në gjendje stresi nga periudha më e gjatë - për shembull më shumë se katër javë - thotë doktoresha Maria Ivanovska. Në fund doli se, ata janë në një ekuilibër ideal. Me fjalë të tjera jo çdo njeri mundet të gjykojë mirë nëse është nën stres. Në fakt del se, më shpesh njerëzit, të cilët e pohojnë këtë, nuk kanë ndryshim në sistemin imun. Derisa tek të tjerët saktësohet e kundërta - sa më shumë heshtim, kaq ndryshime më të konsiderueshme dalin në pah.”

Sipas shkencëtares së re i ashtuquajturi stres i mirë na bën më kompetent, derisa ai i keq ndikon mbi sistemin tonë imun dhe mund të dobësojë imunitetin tonë. Doktoresha Maria Ivanovska jep shembull me intervistën në radio, që për të përbën një stres të mprehtë. Dhe nëse kjo rastis çdo ditë, në fund të fundit do të çojë deri në ndryshime në sistemin imun dhe do të sëmuret më shpesh.

“Ëndrrat realizohen”, tha doktoresha Maria Ivanovska në ceremoninë me rastin e çmimeve shkencore “Pitagor”. Dhe drejtoi apel që njerëzit e rinj të merren me shkencë, duke ndjekur ëndrrën e saj të realizuar.

Përpiloi: Diana Cankova/ Në bazë të intervistës së Elena Krushkovës BNR-Plovdiv)

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: RKB-Plovdiv dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD
Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD