Lojërat tradicionale të valltarëve mbi prush të quajtur nestinari, janë pjesë e programit me të cilin fshati Bëllgari do të shënojë Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena sipas stilit të vjetër - më 3 dhe 4 qershor. Festa është një shenje për lidhjen e thellë të banorëve vendas me traditat popullore dhe një shkas për adhurim dhe për respekt të të dy shenjtorëve.
Më 3 qershor në orën 10:00 do të mbahet riti tradicional i vallëzimit mbi prush, duke përfshirë marrjen e ikonave nga kisha dhe vajtja e procesionit deri te Ajazma, ku ikonat lahen dhe shenjtërohen.
Në mbrëmje do të ketë një program i cili do të përfshijë një koncert folklorik dhe vallëzim të valltarëve mbi prush, nestinari.
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..