Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Begonia Magraner – spanjollja e cila krijon me stofa nga dollapi i gjysheve tona

7
Foto: Begonia Magraner

E frymëzuar nga fryma e Bullgarisë, e mishëruar në njerëzit, kulturë dhe arkitekturën antike, Begonia Magraner udhëton nëpër vendin tonë si një vlerësuese dhe zbuluese e vërtetë e botëve të panjohura. Në Bullgari spanjollja e re vjen shumë herë me radhë, madje dhe gjatë vitit të pandemisë. Këtu e kthejnë si dashuria ndaj një bullgari, kështu dhe zbulimi i saj i madh personal - se nga stofat dhe pëlhurat e vjetra të endura me dorë të gjysheve tona, mund të bëhet një kimono /veshje tradicionale japoneze/ moderne, praktike dhe komode. Po, ajo ka zbuluar bukurinë e rrobës tradicionale japoneze gjatë një udhëtimi të saj deri në Lindje. Që atëherë nuk i jep asaj qetësi ideja për ta shndërruar këtë veshje klasike në një veshje moderne dhe të re, me të cilën të krahasojë cilësinë me mallrat e lira të konsumit në masë.

Në kërkim të më shumë prej pëlhurave të bukura të vjetra bullgare Begonia Magraner përsëri ndodhet në Bullgari. “Kimonotë janë më tepër si moda dhe argëtimi i vërtetë për mua. Gjatë gjithë jetës mundohem të krijoj diçka. Pavarësisht nga angazhimet e mia zyrtare, në kohën time të lirë unë krijoj”- tregon Begonia Magraner përpara reporterit të Radios Kombëtare Bullgare Dibromir Videv:

Begonia Magraner

“Isha shumë e pasionuar nga Japonia. Gjatë vitit 2019 isha aty për 11 ditë. Më pëlqente kjo, të blej rroba nga udhëtimet e ndryshme dhe prandaj nga Japonia u ktheva me dy valixhe me rrobe, 19 kimono. Shumë prej tyre janë shumë komode për tu mbajtur, por jo dhe në pamjen në të cilën i kisha, me këto mëngë të gjera. Në të njëjtën kohë më frymëzoi tekstili bullgar. Në Bullgari kam jetuar për një periudhë të gjatë kohe, atëherë bleva disa stofra të vjetra, të cilat nuk bëhen më. Pata mbledhur shumë stofa bullgare dhe i thash vetes, se në kohën e pandemisë tanimë ka ardhur koha për tu përfshirë në një rrobe praktike. Përveç kësaj në Bullgari unë vij shumë shpesh. Këtu argëtohem shumë. Kurse e mira është se këto stofra i kanë punuar dikur me dorë dhe me fije dhe ngjyra natyrale. Kjo është e vlefshme, nuk gjendet nëpër dyqane”.


Në kërkim të akoma stofrave të tjera bullgare dhe të dyqaneve për antika, spanjollja viziton Plovdivin e vjetër:

“Në qytetin e Plovdivit ka diçka speciale. Ky është vendi, ku unë gjej një qetësi. Çdo herë  kur unë dua që të ikë nga ditët e tensionuara të përditshme në Sofje, unë thjesht shkoj në Plovdiv. Qyteti i vjetër është tepër artistik, një vend shumë i bukur, ka muze të shumtë  dhe vende për art”.

Qyteti i Plovdivit si dhe vende të tjera të bukura në Bullgari bëhen një sfond elegant i cili u përshtatet rrobave me një shije bullgare të Begonias. Këtu ajo bën foto sesionet e veta, kurse pas kësaj shpërndan fotografitë mes miqve nga e gjithë bota.

Begonia beson se duke veshur kimono, njeriu ndihet më i rëndësishëm, me më shumë humor dhe gjendje shpirtërore të mirë. E drejton ideja e një ekonomie rrethore, për modën, e cila lejon riciklimin dhe kthimin e rrobave të vjetra ose të stofrave, në të reja.

“Nuk kam zgjedhur që të vij në Bullgari, këtu më solli fati. Përpara 17 vjetëve kisha një jetë të mirë në Madrid, por e ndjeva se jeta ime ka nevojë për një ndryshim. Kur udhëtoja, kudo qëndrimi im më dukej tepër i shkurtër. Kështu fillova punë në institutin “Servantes”. Fillimisht më dërguan në Beograd, kurse pas kësaj në Mançester, kurse pas kësaj - në Bullgari”, tregon Begonia Magraner.

Gjithmonë bëni atë që doni, atë që u pëlqen - ky është dhe kuptimi i jetës, na këshillon spanjollja, e dashuruar pas Lindjes dhe pas Bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva  /në bazë të intervistës së Dobromir Videv, BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Begonia Magraner



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

arkiva personale e Asen Asenov

Trashëgimia e rilindasit Dr. Georgi Llazarov do të vazhdojë të bashkojë komunitetin bullgar përtej Oqeanit

Nuk janë të paktë bullgarët për të cilët ia vlen të flitet më shpesh edhe pas vdekjes së tyre, sepse lanë gjurmë në sfera të ndryshme shoqërore. Disa prej tyre e bëjnë atë në vendin tonë, të tjerët - në emigracion. Sot po flasim për kirurgun Georgi..

botuar më 23-11-17 7.30.PD
Marin Grigorov

20 ura, 3 lumenj, 47 km - një bullgar notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut

Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në..

botuar më 23-11-15 8.20.PD
Foto: arkiva personale

Të shëtisësh Detin Mesdhe në dy rrota

Njohja e botës që na rrethon, nëpërmjet kontaktit personal, është njohuria më e vlefshme dhe ndjenja më e plotë jetësore, ndërsa rruga më e shkurtër drejt tyre është udhëtimi. Për këtë është i bindur edhe Vencisllav Iliev nga Shumen. 38-vjeçari bullgar ka..

botuar më 23-11-12 7.00.PD