Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

20 ura, 3 lumenj, 47 km - një bullgar notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut

16
Marin Grigorov
Foto: arkiv personal

Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në Manhattan po zhvillohen që nga viti 2016. Këtë vit në të garojnë gjithsej 104 notarë nga vende të ndryshme. Çdo fundjavë, 4 pjesëmarrësve u jepet mundësia të përpiqen t’i bëjnë një rreth ishullit, duke notuar. Mes tyre ishte edhe Marin Grigorov, me origjinë nga qyteti Petriç (Bullgari Jugperëndimore).

Bashkatdhetari ynë jeton në SHBA prej 17 vitesh. Ai pohon se ka kohë që merret me not, por asnjëherë nuk është marrë me këtë sport profesionalisht. Megjithatë, disa kohë më parë, ai iu bashkua "The Sandy Hook Sunrise Swimmers" - një klub lokal amator i entuziastëve që notojnë në ujërat e ftohta të oqeanit çdo mëngjes, përfshirë edhe gjatë dimrit. “Së pari notoja 3, 5, 7 km dhe kuptova që kur dilja nga uji nuk ndihesha i lodhur fare, përkundrazi, madje kisha shumë forcë. Dhe të gjithë më thonin: “Je perfekt për notin maratonë, pse nuk e provon?"

Kështu Marin vendosi të vinte veten në provë duke u regjistruar për të marrë pjesë në "20 urat".

"Vitin e kaluar kam stërvitur 6 ditë në javë - 5 herë në pishinë, një herë në ujë të hapur. Kam stërvitur çdo mëngjes para se të shkoj në punë. Dhe një muaj para fillimit, kam notuar 10-12 km në ditë. Sepse kjo është një garë që ndodh një herë në jetë. Ndoshta më stimuloi fakti që nuk e ka bërë asnjë bullgar deri më tani, megjithëse ne, bullgarët, kemi notarë shumë të mirë.