Franca mundi Bullgarinë 3:0 në një ndeshje kontrolli në “Stade de France” në Paris, para Euro 2021. Ndeshja filloi me presionin e pritur të nikoqirëve. Kampionët e botës shënuan gol në minutën e 29-të, pas gërshërës akrobatike të pasme nga Antoine Griezmann dhe një autogoli me kokë nga Ivajllo Çoçev. Në pjesën e dytë, bullgarët vazhduan të mbrohen, edhe pse humbën një shans për ta barazuar rezultatin. Në 10 minutat e fundit të ndeshjes mbrojtja bullgare u plas dhe arriti në rezultatin përfundimtar.
Nuk mund të them se lojtarët nuk u përpoqën, tha trajneri i bullgarëve Jasen Petrov pas humbjes. Ai shtoi se ekipi mund të mësohet vetëm nga tre ndeshjet miqësore që luajti javën e fundit dhe të ecë përpara. “Luanët” përfunduan 1:1 me Sllovakinë, ndërsa para kësaj humbën ndaj Rusisë 0:1.
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës..
Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një..