Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doli lista e kompanive që bien nën sanksionet e SHBA-së

Foto: BGNES

Ministria e Financave lëshoi një listë me 34 shoqata që bien ose mund të bien brenda fushës së sanksioneve të vendosura javën e kaluar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të SHBA ndaj personave fizikë dhe juridikë bullgarë sipas Ligjit Magnitski.

Kompanitë janë të lidhura me biznesmenët e sanksionuar nga Uashingtoni Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski. 18 prej tyre janë të regjistruara në Bullgari, por disa prej tyre janë të fshira tashmë. Kompanitë e tjera janë në vendet e BE-së dhe në zona ofshore. Emri i Deljan Peevski gjithashtu shfaqet në një kompani të regjistruar në SHBA. Lista nuk përfshin kompani të lidhura me shtetasin e tretë bullgar të sanksionuar nga Ligji Magnitski - Ilko Zheljazkov, njoftoi reporterja jonë Marta Mlladenova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prokuroria po shqyrton sinjalin e presionit ndaj Gorica Kozharevës, e nominuar për kryeministre në detyrë

Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një..

botuar më 24-08-20 5.06.MD
Foto: Observatori Astronomik i Universitetit të Sofjes

Më 21 gusht nga Bullgaria do të vëzhgojmë se si Hëna mbulon Saturnin

Ndonjëherë ndodh që Hëna të mbulojë një planet të Sistemit Diellor dhe nëse ai planet është një nga pesë më të ndriturit, fenomeni mund të vërehet me sy të lirë ose me dylbi. Në mëngjesin e 21 gushtit 2024, vëzhguesit nga Bullgaria mund të vëzhgojnë se..

botuar më 24-08-20 3.06.MD
 Bojko Borisov

GERB kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe zgjedhje sa më parë

Ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov duhet patjetër të lirohet. I bëj thirrje presidentit Rumen Radev dhe kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që të gjejnë një formulë për të zgjedhur dikë të pranueshëm për të shkuar në zgjedhje sa më..

botuar më 24-08-20 11.47.PD