Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon kërkimi i aeroplanit MiG-29 dhe pilotit të tij të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë

Foto: BGNES

Vazhdon kërkimi në Detin e Zi i aeroplanit “MiG-29” dhe i pilotit të tij Major Valentin Terziev, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë. Operacioni përfshin një sipërfaqe prej 20 miljesh detare, ku u zhvillua stërvitja ndërkombëtare “Shablla 2021”. Çfarëdo që të ndodhte ishte e papritur, komentoi para BNR Ministri i përkohshëm i Mbrojtjes Georgi Panajotov.

“Piloti nuk raportoi ndonjë problem. Nuk njoftoi ndonjë nevojë për katapultë , nuk priste atë që ndodhi dhe ne po kërkojnë se çfarë ndodhi. Kam frikë se kjo do të kushtojë shumë kohë. Piloti i aeroplanit nga ku u lëshua shënjestra shikoi sesi ajo u shkatërrua.”

Resursi i fluturimit të aeroplanit është deri në vitin 2029. Makina ishte teknikisht e mirë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD