Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lehtësojnë masat për mbajtjen e maskave mbrojtëse

Dr. Aleksandër Zllatanov
Foto: BGNES

Mbajtja e detyrueshme e maskave në disa vende publike do të shfuqizohet, njoftoi Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Aleksandër Zllatanov. Urdhri do të dalë pas 13 qershorit.

“Kemi një sëmundshmëri nën 50 për 100 00, rreth 43. Gjëja tjetër e mirë është që ne jemi në vendin e 23-të për sa i përket sëmundshmërisë në BE nga të gjithë 30 vende anëtare”, shtoi Zllatanov. Mbi këtë bazë maskat nuk do të jenë të nevojshme në palestra, floktore, grupe të vogla, “ku të gjithë janë të vaksinuar”. Kjo do të provohet me një certifikatë për të stimuluar vaksinimin.

Maskat mbeten të detyrueshme në transportin publik, në pikat e mëdha të shitjes me pakicë dhe në ndërtesat administrative. Në restorante, teatro dhe kinema mbetet i kufizuar zënia në 50 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis 10°..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD