Kur vizitojmë ndonjë muze ose shikojmë kronika historike, shumë pak veta prej nesh kushtojnë vëmendje se me çfarë kanë qenë të mbathur paraardhësit tanë. Mënyra e jetesës dhe përpara dhe tani përcakton dhe llojin e këpucëve. Sot, ato janë një pjesë nga moda, por përpara shekujve janë bërë më tepër kështu që të mund të sjellin një rehati në jetën e përditshme, tregon Jordan Sivkov nga qyteti Dobriç - rindërtues i ngjarjeve historike, i cili ia ka përkushtuar kohën e tij të lirë studimit dhe punimit të këpucëve nga periudhat e ndryshme të Bullgarisë së vjetër dhe është një nga pjesëmarrësit atraktiv në festivalet mesjetare në qytetin Veliko Tërnovo:
“Duhet të kërkosh burime, eksponate të muzeve, që të shikosh sesi duken, sepse përpunimi i lëkurës për shembull gjatë shekullit të 12 nuk ka asgjë të përbashkët me përpunimin modern. Gjithsesi kur bëjmë një rindërtim të kësaj periudhe, duhet të afrohemi me vizionin nga kjo kohë. Shumë shpesh ne e punojmë edhe më shumë lëkurën. Lëkurë natyrale, materiale natyrale. Një problem i madh në këtë moment është me materialet natyrale në bazë të shkaqeve të kuptueshme. Kjo konkretisht është një lëkurë kali “, tregon për Radion Kombëtare Bullgare Jordan Sivkov dhe tregon çizmet e tij me fije dhe qëndisje të kuqe nga kohërat e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396).
Në çdo një periudhë historike këpucët janë të ndryshme dhe kjo ka të bëjë me jetën e përditshme të njerëzve:
“Në kohën e shtetit të Parë bullgar (681-1018) çizmet janë një tip. Çizmja kur qepet, qepja është nga poshtë, kalon përmes thembrës, dhe kështu mbështjell të gjithë këmbën. Mënyra e jetesës - më shumë mbi kalë, më pak lëvizje, përcakton vetë këpucën. Është gjetur një çizme origjinale - pak më e madhe dhe brenda ka shtroje bari, për të vulosur dhe puthitur më mirë këmbët. Yzengjitë kanë qenë të gjera dhe ka kjo ka kërkuar që të mos ketë pasur taban, vetëm lëkura, e qepur si një çorape me një tegel poshtë. Më vonë kur yzengjitë fillojnë të bëhen më të holla, fillon të përdoret tabani i trashë, sepse aty tanimë fillon të vrasë”.
Jordan Sivkov është një oficer operativ detyre në një kompani sigurie në qytetin Dobriç, kurse me rekonstruksione historike merret prej më shumë se 15 vjetëve. Ai tregon se këpucët e stërgjyshërve tanë janë pasioni i tij dhe tregon se kalimi i fiseve të kuajve në një mënyrë jetese më të ulur e të përqendruar çon në mënyrë të pashmangshme në një ndryshim të çizmeve:
Ndryshimi i këpucës është rrënjësor - është me tegela më të shumta. Më të hershmet janë me copë më të mëdha, këtu duket ka një mangësi të lëkurës dhe fillojnë të shfrytëzojnë çdo një copë për diçka, nuk hidhet asgjë. Fillojnë të paraqiten thembrat, copëzat nga pas, sepse kur ecën këpuca shtypet. Fillojnë të paraqiten tabanët më të trashë”.
Këpucët me taka nuk janë një privilegj i grave. Ato janë të futura fillimisht për grupin e meshkujve të shoqërisë, sqaron Jordan Sivkov:
“Është kureshtare se këpuca e formuar e djathtë dhe e majtë në prodhim paraqiten aty gjatë shekullit të 19. Në periudhat më të hershme janë të ashtuquajturat këpucë simetrike - siç duken nga njëra anë ashtu duken dhe nga ana tjetër. Takat po kështu paraqiten si një aksesor i meshkujve, më vonë bëhen një pjesë nga këpuca e grave.”
Moda ndryshon vazhdimisht. Me rëndësi është që këpuca të jetë me materiale me cilësi dhe të jetë komode.
Foto: Zdravka Masljankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..