Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Foto: архив

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo).

Ai është një nga piktorët e parë rrugor të grafitit në Bullgari. Nisi të pikturonte grafitë në vendet publike që në mesin e viteve 90-të të shekullit XX, pra kur kultura e artit të pikturimit me grafitë filloi të përhapet në vendin tonë. Sot, pas dy dekadash vepra të tij mund të shihen në fasadat e godinave në të gjithë botën – që nga Kanadaja, Britania e madhe, Evropa Perëndimore, përmes Ballkanit, Turqisë, Rusisë, deri te India dhe Kina. Stanisllav Trifonovi mbaroi specialitetin “Arte të bukura” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Me këtë shpjegohet tipari dallues i veprave të tij të cilat gërshetojnë teknikat më të mira të grafitit modern me artin klasik dhe pikturimin. Kështu lindi “Fine Graff Art” i tij. Nasimo është artisti i parë i grafiteve në Bullgari me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kvadrat 500” në Sofje, prezantuar në fillim të vitit 2020. Puna e tij e fundit në Sliven përbën 12 vizatime të ndara dhe të lidhura konceptualisht, të pikturuara gati dy muaj, të cilat tregojnë për rrugën e verës dhe të jetës së njeriut. Ato janë të vendosura mbi 11 enë industriale për ruajtjen e verës në kantinën e verës “Sinite skali” dhe mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Botanik në Sofje na fton në "Takime Pranverore me bimët"

Më 13 prill, kur Bullgaria feston për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Vlerësimit të Bimëve, Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje hap dyert për edicionin e 23-të të "Takime pranverore me bimët", informojnë organizatorët...

botuar më 24-04-13 8.10.PD
Prof. Dr. Georgi Zhelev

Bullgaria u bë anëtare e programit të NASA-së për fluturimet në Hënë

Në fund të vitit 2023, Bullgaria u bë anëtare e programit “Artemisa” të NASA-së. Ai është vazhdimësi e programit “Apollo” dhe synimi kryesor i tij lidhet me fluturimet me pilot në Hënë. Ideja është që ai të jetë një trampolinë edhe për fluturime të..

botuar më 24-04-12 7.06.MD

Tre ditë festive për Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës në Muzeun e Aviacionit në Burgas

Në Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Kozmonautikës - 12 prill, Muzeu i Aviacionit në Burgas do të jetë i hapur për vizitorët me hyrje falas. Në muzeun, i cili ndodhet në Aeroportin e Burgasit në rrethin e Sarafovos, të apasionuarit pas..

botuar më 24-04-12 7.50.PD