Më shumë se 150 lektorë nga mbarë bota të bashkuar në 14 konferenca tematike do të ofrojë sivjet Java Digjitale Bullgare (Bulgarian Digital Week 2021) nga 21 deri më 26 qershor. Forumi do të mbahet online dhe do të japë informacion aktual dhe do të paraqesë praktika të mira për sferat prijëse të biznesit dhe për menaxhimin përmes teknologjive të informacionit.
Aksenti i edicionit të sivjetshëm do të jetë kujdesi shëndetësor digjital dhe praktikat e mira për këtë se si në të ardhmen të krijojmë modelin e tij të qëndrueshëm me ndihmën e teknologjive të informacionit.
Do të diskutohen tema si tregtia elektronike dhe tendencat kryesore në të pas përhapjes së Covid-19, zhvillimi i qyteteve të urta, mundësitë e energjisë së gjelbër, zhvillimi digjital i resurseve njerëzore dhe i industrisë së marketingut etj.
Radioja Kombëtare Bullgare është partnerja mediatike e veprimtarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..