120 janë të infektuarit me koronavirus në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.75% e 16.070 testeve të kryera. Shumica e rasteve të reja janë në Sofje – 36, në rrethet e Plovdivit - 11 dhe në Bllagoevgrad - 9. Në 5 rrethe të Pazardzhik, Razgrad, Silistra, Tërgovishte dhe Haskovo nuk ka të infektuar rishtazi. Pacientët aktivë të regjistruar janë 9966. Për herë të parë që nga 16 tetori 2020 ky tregues bie nën 10 000. 1698 pacientë janë shtruar në spital. 200 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 10 persona me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit. 370 u raportuan të kuruar. Vetëm 8 505 doza vaksine u dhanë të hënën. Numri i të vaksinuarve me të paktën një dozë u rrit në 668.677. 753.375 bullgarë kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e..