Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm 11.11% e bullgarëve janë imunizuar kundër Covid-19

Foto: EPA/BGNES

93 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Kjo është 0.64 për qind e 14 382 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve rishtazi janë në Sofje - 39. Në 7 rrethe - Kërxhali, Montana, Razgrad, Silistra, Smoljan, Haskovo dhe Jamboll nuk ka të infektuar rishtazi.

Numri i pacientëve të regjistruar aktivë u ul me 146 në 9456. Numri i pacientëve të pranuar për trajtim spitalor gjithashtu u ul me 37 persona. 1613 janë të shtruarit në spital. 201 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Pesë persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 234 janë shëruar.

Të mërkurën, u dhanë 13 903 vaksina kundër pandemisë. Dozat totale të vendosura janë 1 695,298. 767 723 njerëz kanë përfunduar ciklin e plotë të imunizimit, që është vetëm 11 11% e popullsisë së vendit.

 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD