Për vitin e nëntë me radhë Plovdiv (Bullgaria Jugore) përsëri është mikpritës i festivalit ndërkombëtar "Ditët e Kulturës së Trakëve", i cili do të zgjasë deri më 29 qershor. Qyteti është qendra gjeografike e Trakisë dhe zbaton misionin për të ruajtur dhe eksploruar trashëgiminë materiale dhe kulturore të trakëve.
Para Radios Kombëtare Bullgare, doc. Veselina Vaçkova theksoi se në të gjitha tokat bullgare ka prova për praninë e trakëve. "Provat arkeologjike gjithnjë e më shumë po dëshmojnë se ne jemi pasardhësit e drejtpërdrejtë, përfshirë gjenetikisht, të popullatës që ka banuar në tokat tona të paktën 40 gjenerata më parë, dhe se fondi gjenetik trak është pjesë e fondit tonë gjenetik dhe e kulturës sonë," tha ajo.
Programi kulturor i festivalit përfshin koncerte folklorike, ekspozita, lexime letrare, kurse në pjesën e tij shkencore do të paraqiten 27 raporte nga shkencëtarë të njohur bullgarë.
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..