Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), në Sheshin e Pavarësisë, Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi edicionin e 11-të të Festivalit Kombëtar për Fëmijët në Pafavorizim “Ashtu si Yjet”, njoftoi zyra presidenciale e shtypit.
Në festival i cili mbahet nën kujdestarin e Presidentit Rumen Radev, marrin pjesë afro 240 fëmijë. Organizator i veprimtarisë është Shoqata “Inkurajimi dhe mbështetja e talenteve të fëmijëve – Vega”.
“Si shtet dhe shoqëri, ne u kemi borxh këtyre njerëzve - tha Ilijana Jotova dhe shtoi: - Ju nuk jeni njerëzit e padukshëm e Bullgarisë. Nëse duam të jemi një vend i zhvilluar, duhet të kërkojmë dhe inkurajojmë potencialin tuaj.” Në përshëndetjen Nënpresidenti gjithashtu theksoi se të gjithë fëmijët bullgarë janë të veçantë dhe të rriturit duhet t’i mbështesin dhe t’i motivojnë ata, për t’u dhënë atyre mësimet më të mira të jetës në mënyrë që të jenë qytetarë të denjë të Bullgarisë nesër.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..