Skema e mbajtjes së punësimit, e njohur si “60 në 40”, do të zgjatet për qershor dhe korrik. Kjo u vendos në një takim të Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Parashikohet që kompanitë me një rënie në të ardhura prej 40 për qind ose më shumë për shkak të pandemisë të marrin kompensim për pagat - 60 për qind të të ardhurave të sigurimit për prillin e këtij viti, dhe në rast të një rënie mbi 30 për qind - kompensimi të jetë 50 për qind. Aktualisht, kërkesa për të gjitha kompanitë është të provojnë një rënie të të ardhurave prej mbi 20 për qind.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..