Kombëtarja bullgare e futbollit do të humbasë tre pozicione në rinovimin e renditjes së FIFA në fund të qershorit, duke rënë nga pozicioni i 71-të në atë të 74-të. Ky rezultat vjen pasi "luanët" bullgarë përfunduan në barazim me Sllovakinë, por humbën ndaj Rusisë dhe Francës. Kështu, pas rinovimit të renditjes, bullgarët do të tejkalohen nga skuadrat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kinës dhe Panamasë. Në krye do të mbetet kombëtarja e Belgjikës, njoftoi BNT.
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..
Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..
Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..
Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor...