Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija "Mopang", e mbytur 100 vjet më parë, u bë objekt arkeologjik

Foto: BGNES

Anija "Mopang", e zhytur në ujërat e Detit të Zi pranë Sozopoll, u shpall një vend arkeologjik nënujor. Kështu, ai u mbrojt nga sulmet e thesarkërkuesve, në dallim të shumë objekteve të tjera të tilla në fund të Detit të Zi, tha Najden Prahov, drejtor i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore në Sozopoll.

"Mopang" është një anije mallrash, pjesë e një serie prej më shumë se 100 anijesh të ndërtuara në New Jersey nën një program për të kompensuar humbjet gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, duke lundruar nga Stambolli drejt bregut verior të Detit të Zi, duke kaluar nga Sozopoli, anija u ndesh me një minierë, njoftoi BNR Burgas. Peshkatarët e Sozopolit menjëherë erdhën në ndihmë dhe aksidenti kaloi pa viktima, ndërsa anija u mbyt në një thellësi prej 30 metrash.

"Mopang", e cila është e gjatë 104 metra dhe arrin 14 metra në pjesën e saj të gjerë, u bë e njohur për publikun e gjerë me rrjedhjen e mazutit në vitin 2018.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD