98 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është 0,5% e 19 607 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Të martën, e cila është zakonisht dita e javës me më shumë raste për shkak të plotësimit të të dhënave nga java e mëparshme, të infektuarit rishtas mbetën nën 100. Përsëri, më shumë të infektuar ka në Sofje - 51. Në 8 rrethe nuk ka raste të reja. Pacientët aktivë të regjistruar janë 8417. 1134 pacientë janë të shtruar në spital. 123 janë në kujdesin intensiv. Numri i vdekjeve është 41, më i madhi gjatë muajit të fundit, dhe është në kontrast me të hënën, e cila ishte një ditë pa viktima të Covid-19. Të kuruarit janë 228. 7838 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Dozat totale janë 1 798 875. 824 470 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..